☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,589 ▲ +1.43% ETH $2,053 ▲ +2.55% XRP $1.3541 ▲ +1.69% SOL $83.7900 ▲ +1.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rriten eksportet drejt Greqisë, kryesojnë mineralet dhe tekstilet

Eksportet drejt Greqisë kanë njohur rritje të ndjeshme gjatë 5 muajve të parë të këtij viti.

Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave, eksportet llogariten mbi 7.6 miliardë lekë, nga rreth 4.6 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlerën më të lartë të eksporteve e shënuan grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, ndjekur nga grupi “tekstile dhe këpucë”.

Ndërkohë, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-maj arritën në rreth 22.5 miliardë lekë, kur një vit më parë (2020) u importuan rreth 20.6 miliardë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 6.4 miliardë lekë, i ndjekur nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” në vlerën gati 4.3 miliardë lekë dhe “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” në vlerën 3.1 miliardë lekë.

Referuar të dhënave, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 5-mujorit zunë 7% të totalit të gjithë tregtisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.