☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,615 ▲1.67%
DOW 46,460 ▲1.94%
NASDAQ 22,038 ▲1.8%
NAFTA 87.94 ▼10.48%
ARI 4,438 ▼3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,068 ▲ +3.79% ETH $2,157 ▲ +4.42% XRP $1.4394 ▲ +3.88% SOL $91.5200 ▲ +5.38%
S&P 500 6,615 ▲1.67 % DOW 46,460 ▲1.94 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.94 ▼10.48 % ARI 4,438 ▼3 % S&P 500 6,615 ▲1.67 % DOW 46,460 ▲1.94 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.94 ▼10.48 % ARI 4,438 ▼3 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rriten mundësitë për kreditim, por interesat e depozitave drejt pikës më të ulët

Bankat e nivelit të dytë po sjellin tashmë norma interesi të ulura për marrjen e kredive. Politikat e ndjekura deri tani me norma të larta, kanë çuar vetëm në rritjen e kredive me probleme dhe mbajtjen e klientëve larg bankave. Siç duket tashmë ka ardhur koha që këto banka të mos keni kreditë me interesat më të larta krahasuar me vendet e tjera, por të jenë më afër klientëve, dhe me fitim më të vogël të tyre. Edhe pse masat për dhënien e kredive janë shtuar, këto banka tashmë po afrojnë kredi me interesa të përballueshme për qytetarët. Por ndryshe ka ndodhur me depozitimin e të ardhurave në banka, ku gjithnjë po shënohen ulje të interesave aq sa mbajtja e të ardhurave në bankë është vetëm një mënyrë për të mos i mbajtur “nën jastëk”. Kjo konfirmohet dhe nga një studim i bërë prej Open Data Albania (ODA), e cila ka marrë në shqyrtim normat e interesit të kredive për periudhën 2010-2016.

Depozitat në banka

Sipas këtij studimi gjatë viteve norma mesatare për depozitat e reja ka ardhur në rënie duke pësuar edhe rënien vjetore më të madhe për depozitat në lekë me gati 2% nga viti 2013 në 2014. Norma mesatare për depozitat në lekë shënoi 1.07% në mars të 2016 kur kjo normë në 2010 ishte 6.4. E njëjta tendencë paraqitet edhe për depozitat në euro ku ka një rënie me gati 4%, ndërsa për depozitat në dollar kemi një rënie në total me 1.8%. Norma e depozitave paraqet normën mesatare të depozitave të reja me afat maturimi për një vit. Norma e kredive të paraqitura është norma mesatare vjetore e kredive të reja me afat maturimi 1-3 vjet sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Spread-i i depozitave paraqet diferencën midis normës mesatare, çka përbën edhe fitimin bruto të bankave të nivelit të dytë. Norma Reale e interesit është diferenca midis normës së bonove të thesarit me maturim një vjeçar me normën e inflacionit vjetor. Primi i riskut të huadhënies është diferenca midis normës së kredive të reja të dhëna me normën e bonove të thesarit një vjeçare që përbëjnë edhe alternativën pa risk të investimit duke qenë se janë investimi i sigurt në borxh qeveritar.

Kreditë në lekë

Për sa i përket normave të kredive të reja në lekë kemi rënie të ndjeshme në 2012 e ndjekur nga një rritje në 2013 dhe më pas rënie në vitet në vazhdim. Normat e kredive në euro dhe dollar kanë ardhur në ulje duke ndjekur edhe normat bazë të shpallura të monedhave respektive. Ndryshim përbën norma e marsit 2016 ku ka një shtrenjtim të kreditimit në dollar e kushtëzuar nga efekti i riskut të kursit të këmbimit si pasojë e shtrenjtimit të kësaj monedhe kundrejt monedhave të tjera në bursat ndërkombëtare. Për sa i përket spread-it të normave të interesit vlerat më të larta të tij janë të orientuara në diferencën e normave në lekë, ndërkohë që për sa i përket vlerave në dy monedhat e huaja, ato janë kryesisht në vlera të njëjta. Norma reale e interesit përfaqëson kthimin real të siguruar nga investitorët në bono thesari 1-vjeçare duke marrë parasysh efektin e reduktimit të kthimit si pasojë e inflacionit vjetor. Në vite ky tregues ka pësuar luhatje. Vlera më e lartë prej 5.27% është në 2011 si pasojë e reduktimit të inflacionit në 1.7% përkundrejt vlerës së lartë të kthimit të bonove. Nga ana tjetër kthimi real më i ulët i përket vitit 2015 prej 0.44% e ndikuar nga një inflacion në nivelin e 2% në përputhje me stabilitetin e çmimeve dhe një kthim të ulët të bonove prej 2.4%. Kosto e huamarrjes së qeverisë është ulur si pasojë e uljes së vazhdueshme e normës së bonove nga 7.1% në 2009 në 1.63% në mars 2016 me uljen më të madhe në vitin 2013 me gati 2.7%. Një trend i tillë është edhe në kuadër të reflektimit të efekteve të uljes së normës bazë të interesit në minimum historik prej 1.25%.

Çfarë është primi i riskut?

Primi i riskut të huadhënies është kthimi shtesë që një huadhënës kërkon të realizojë nga angazhimi i fondeve në alternativa të tjera nga ato në letra me vlerë shtetërore. Primi i riskut është llogaritur për kthimin shtesë që bankat e nivelit të dytë kërkojnë nga dhënia e huave  të cilat mbartin risk në krahasim me investimin në bono thesari që vlerësohet një investim pa risk.  Primi ka ardhur në rënie deri në 2012 duke u pasur me një rritje të lehtë në 2013 dhe rritje në vazhdim deri në 2015. Rritja në 2013 vjen njëkohësisht si pasojë e uljes së normës së bonove të thesarit dhe rritjes së normave të kredive të reja. Në 2013-2015 ulja vjen si pasojë e uljes më të madhe të normës së kredive sesa ulja e normës së bonove. Për marsin 2016 rritja e primit të riskut vjen si pasojë e uljes më të madhe të normës së kthimit të bonove.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.