☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 87.07 ▲1.53%
ARI 4,470 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $78,594 ▲ +0.64% ETH $2,472 ▲ +1.46% XRP $1.3779 ▲ +0.64% SOL $103.1400 ▲ +0.4%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.07 ▲1.53 % ARI 4,470 ▼0.26 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.07 ▲1.53 % ARI 4,470 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Europa

Rritet numri i refuzimeve për ushtrinë në Gjermani, të rinjtë nuk pranojnë rekrutim

Në Gjermani po vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të të rinjve që nuk dëshirojnë të shërbejnë në ushtri. Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2026

Në Gjermani po vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të të rinjve që nuk dëshirojnë të shërbejnë në ushtri. Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar 2,656 kërkesa.

Rritja e këtyre kërkesave lidhet ngushtë me ndryshimet e fundit në ligjin e shërbimit ushtarak në Gjermani. Sipas reformës së re, të rinjtë e lindur në vitin 2008 ose më vonë duhet të regjistrohen për rekrutim në ushtri. Kjo do të thotë se ata mund të thirren në shërbim në rast nevoje, nëse shteti nuk arrin të sigurojë mjaftueshëm vullnetarë.

Ata të rinj që nuk pranojnë të shkojë në ushtri për shkak të bindjeve të tyre fetare zgjedhin që në vend të shërbimit ushtarak, mund të kryejë shërbim civil, si punë në spitale, ndihmë sociale ose shërbime të tjera për komunitetin.

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka deklaruar se këto ndryshime janë të nevojshme për shkak të situatës gjithnjë e më të pasigurt në botë. Sipas tij, bota është bërë më e paparashikueshme dhe më e rrezikshme, prandaj vendi duhet të jetë më i përgatitur për mbrojtje.

Qeveria gjermane synon të rrisë ndjeshëm kapacitetet e ushtrisë. Plani parashikon që të arrijë të paktën 260,000 ushtarë aktivë dhe rreth 460,000 persona në total, duke përfshirë edhe rezervistët. Kjo do ta rendiste Gjermaninë ndër ushtritë më të mëdha dhe më të fuqishme në Evropë.

Disa qytetarë janë të shqetësuar për mundësinë e rikthimit të detyrimit ushtarak, ndërsa të tjerë e mbështesin këtë masë si të domosdoshme për sigurinë e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.