☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.70 ▼0.91%
ARI 4,402 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,239 ▼ -0.32% ETH $2,751 ▼ -0.98% XRP $1.5717 ▲ +0.8% SOL $118.3900 ▼ -0.77%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.70 ▼0.91 % ARI 4,402 ▲0.58 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.70 ▼0.91 % ARI 4,402 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

Rritet siguria për ish-kreun e SPAK dhe disa prokurorë

Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani dhe disa prokurorë të tjerë të kësaj strukture do të lëvizin nën masa të rrepta sigurie.

Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka bërë një kërkesë në KLP për të rritur numrin e truprojave për Dumanin dhe disa prokurorë të tjerë, përfshirë prokurorin Dritan Prençi.

Mësohet se Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë e ka miratuar kërkesën dhe do të thotë se do të ketë më shumë siguri për ta.

Nuk dihet nëse ka pasur rast konkret kërcënimi, por fakti është se Dumani ka qenë shpesh pre e sulmeve dhe akuzave. Por tani ai nuk ka më peshën e dikurshme. Ndërkohë, Prençi ka në dorë disa dosje të bujshme, ku më kryesorja është ajo e abuzimit me rrugët.

Pak ditë më parë, edhe qeveria mori një vendim, ku zgjati periudhën e mbrojtjes për ish-kreun e SPAK nga 2 në 3 vite pas mbarimit të mandatit.

Po ashtu vetë SHBA po kujdeset për sigurinë e prokurorëve të SPAK. Ambasada e SHBA njoftoi pak javë më parë se 8 anëtarë të Gardës, që shërbejnë kryesisht për sigurinë e Altin Dumanit dhe prokurorëve të SPAK, janë thirrur në Budapest për një trajnim special nga shërbimi sekret amerikan. Po ashtu, ambasada bëri me dije se do të ofrojë pajisje për të rritur sigurinë e prokurorëve të SPAK.

Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, theksonte ambasada.

Vetë Braho, në kërkesën e tij, është shprehur se ka presion në rritje ndaj prokurorëve. Por realiteti është se, në fakt, Dumanit po i dalin skandale, pasi doli hapur se ishte nën shoqërinë e një personi të dënuar gjatë një feste familjare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.