Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,693 ▼ -2.31% ETH $2,080 ▼ -3.2% XRP $1.3930 ▼ -3.26% SOL $87.2900 ▼ -2.57%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rritja e çmimeve të karburanteve, Taskforca zbulon shkelje të rënda në tregun e hidrokarbureve

Kontrollet në tregun e hidrokarbureve në kryeqytet po vijojnë me intensitet të lartë, ku Taskforca e përbashkët e Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore ka konstatuar shkelje të rënda në disa subjekte të tregtimit të karburanteve, të identifikuara përmes analizës së riskut.

Gjatë kontrolleve në terren, janë evidentuar një sërë parregullsish, ndër të cilat moslëshimi i faturës tatimore, punonjës të padeklaruar, tregtim i mallrave pa faturë, mungesë e instalimit të sistemit të fiskalizimit si dhe mosmbajtje e rregullt e dokumentacionit tatimor.

Në përfundim të verifikimeve, dokumentacioni tatimor i subjekteve në shkelje është sekuestruar nga autoritetet përkatëse.

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që operojnë në këtë sektor të respektojnë legjislacionin në fuqi, duke theksuar rëndësinë e formalizimit të aktivitetit ekonomik.

Sipas autoriteteve, kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin me qëllim formalizimin e tregut të hidrokarbureve, parandalimin e abuzimeve me çmimet dhe mbrojtjen e qytetarëve nga rritjet fiktive të tyre.

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, si pasojë e konfliktit të fundit mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, ka dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve, duke reflektuar efekte edhe në Shqipëri.

Gjatë dy javëve të fundit është vërejtur një rritje e çmimeve të naftës dhe benzinës në vend, të cilat i janë afruar nivelit prej 220 lekësh për litër.

Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ndërmori masa për të parandaluar abuzimet në treg. Një javë më parë u ngrit një taskforcë e posaçme për monitorimin e tregtimit të karburanteve, e cila, sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, do të ushtrojë kontrolle të përditshme në terren për të verifikuar ligjshmërinë e aktivitetit të subjekteve.

Paralelisht, qeveria ka vendosur edhe rikthimin e Bordit të Transparencës për karburantet, me synim kontrollin e çmimeve dhe rritjen e transparencës në treg.

Gjithashtu, është parashikuar vendosja e mekanizmit të “akcizës së lëvizshme”, sipas të cilit, në rast se çmimi i karburanteve arrin nivelin prej 220 lekësh për litër, akciza do të ulet automatikisht me 20%, për të zbutur ndikimin te konsumatorët.

/r.e/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.