Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 16 April 2026
S&P 500
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 89.28 ▲1.3%
ARI 4,831 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,325 ▲ +0.62% ETH $2,333 ▲ +0.7% XRP $1.4088 ▲ +3.86% SOL $85.0600 ▲ +2.32%
S&P 500 DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 89.28 ▲1.3 % ARI 4,831 ▲0.14 % S&P 500 DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 89.28 ▲1.3 % ARI 4,831 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Rritja e pagës, zbulohet formula që do të zbatohet

Pagat për 110 mijë punonjës të administratës publike, për vitin 2017, do të rriten në mënyrë të diferencuar. Qeveria ka një dokument të miratuar, në bazën të cilit do të rishikohet organizmi i sistemit të pagave në të gjitha degët e administratës publike. Bëhet fjalë për strategjinë për reformën në administratën publike, sipas të cilës, pagat nuk do të rriten në bllok për çdo sektor, por në mënyrë të diferencuar, duke u bazuar në disa kritere.

Konkretisht, strategjia e miratuar parashikon që, rritja e pagave në administratën publike do të bëhet duke u bazuar në vlerësimin e vendit të punës, në bazë të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë, në bazë të rezultateve në trajnimet e detyrueshme, në bazë të karrierës në shërbimin civil, duke iu referua posteve të larta menaxheriale si dhe pozicioneve të veçanta në administratë.

Pra, thelbi i formulës parashikon që nëpunësit më të vlerësuar dhe me rezultate më të larta në punë do të paguhen më shumë se sa nëpunësit e tjerë. Po ashtu, personat në pozicione të rëndësishme dhe të veçanta do të paguhen më shumë. Ndërkaq, në buxhetin për vitin 2017, qeveria i ka dhënë prioritet kryesisht pagës minimale, pagës në sistemin arsimor dhe shëndetësor, pagës së administratës publike si dhe pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit.

Por, në të gjithë sektorët e lartpërmendur, pritet të zbatohen kriteret dhe formula e parashikuar në strategjinë për reformën në administratë.  Punonjësit që mbajnë pozicione të larta menaxheriale do të kenë një pagë më të lartë. “Gjithashtu është e nevojshme të rishikohen nivelet e pagave, veçanërisht për pozicione  menaxheriale. Niveli i pagës reale në pozicionet e larta menaxheriale është ndikuar ndjeshëm nga politikat e ndjekura nga qeveria në vitet 2005­2013, kur raporti page maksimale kundrejt pagës minimale kaloi nga 20,2 në 11.7, ndërsa raporti page maksimale kundrejt pagës mesatare kaloi nga 7.6 në 4.9.

Për pasojë, pozicionet e larta menaxheriale e kanë humbur konkurueshmërinë me tregun, duke ndikuar drejtpërdrejt në motivimin e stafit dhe në përhapjen e praktikave korruptive”, thuhet në dokument.

Strategjia parashikon rishikim të raporteve mes pagës maksimale dhe pages minimale/mesatare në administratën publike, me qëllim ruajtjen e një piramide objektive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese, si edhe diversifikimi i klasifikimit sipas përmbajtjes së punës. “Sistemi i pagave do të rishikohet për të mundësuar zbatimin e metodologjisë së re të vlerësimit të pozicioneve të punës, por edhe për të diferencuar pozicione të veçanta, mbështetur në përmbajtjen e punës.

DAP do të krijojë kushtet e nevojshme për fillimin e zbatimit të karrierës horizontale në shërbimin civil. Për këtë qëllim do të hartohet metodologjia përkatëse dhe do të rriten kapacitetet e zbatuesve në të gjitha institucionet”, thuhet në dokumentin e qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.