☁️
Tiranë 17°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,774 ▼0.13%
DOW 47,835 ▼0.16%
NASDAQ 22,573 ▼0.27%
NAFTA 100.63 ▲6.59%
ARI 4,790 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,721 ▼ -0.9% ETH $2,166 ▼ -2.6% XRP $1.3279 ▼ -2.89% SOL $81.7500 ▼ -2.05%
S&P 500 6,774 ▼0.13 % DOW 47,835 ▼0.16 % NASDAQ 22,573 ▼0.27 % NAFTA 100.63 ▲6.59 % ARI 4,790 ▲0.26 % S&P 500 6,774 ▼0.13 % DOW 47,835 ▼0.16 % NASDAQ 22,573 ▼0.27 % NAFTA 100.63 ▲6.59 % ARI 4,790 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Rritja e taksës për depozitat, deputetët e Komisionit të Ekonomisë shprehin rezerva

leke1Vendimi i qeverisë për të rritur me 5 për qind nga 10-15 % të ardhurat nga depozitat, u kundërshtua të premten nga deputetë të Komisionit Parlamentar të Financave. “Nga kjo masë preket vetëm një segment i caktuar që duhet të nxitet drejt investimit. Nga përllogaritjet del se 4.3 % e depozituesve kanë rreth 60 % të totalit te depozitave dhe pikërisht mbi këta bie barra”, deklaroi ministri i Financave, Cani. “Duke qënë se kjo është pjesë e biznesit potencial, kërkojmë të dalë nga sistemi i depozitave dhe të investojë në ekonomi, duke prodhuar vende pune”, theksoi ai.

Ndryshe nga argumentimet e ministrisë së Financave se kjo masë do të ndikojë pozitivisht në ekonomi pasi nxit investimet dhe rrit likuiditetin në treg, disa prej anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë i druhen efektit të kundërt që kjo masë mund të japë. Ata shprehin dyshim se kjo masë do të cojë në nxjerrjen e depozitave nga sistemi bankar.
Pas rezervave të shprehura nga deputetët e mazhorancës, edhe zëvendësministri i Financave, Ervin Mete, tha se kjo masë vjen e paralajmëruar që një vit më parë, kur u ndryshua modeli i taksimit mbi të ardhurat.

Paketa e re fiskale parashikon një serë ndryshimesh ligjore, nga të cilat 13 masa shtojnë të ardhurat në arkën e shtetit ndërsa 11 krijojnë lehtësi fiskale për qytetarët. Një nga këto masa që shton të ardhurat në arkën e shtetit është edhe rritja nga 10 në 15 për qind e taksimit mbi të ardhurat nga qeratë apo depozitat bankare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.