☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 May 2026
S&P 500 7,201 ▼0.41%
DOW 48,942 ▼1.13%
NASDAQ 25,068 ▼0.19%
NAFTA 104.80 ▼1.52%
ARI 4,544 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $80,281 ▲ +1.79% ETH $2,362 ▲ +1.41% XRP $1.3963 ▲ +0.32% SOL $84.3600 ▲ +0.31%
S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.80 ▼1.52 % ARI 4,544 ▲0.23 % S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.80 ▼1.52 % ARI 4,544 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Ekonomia

Rritje e investimeve të huaja direkte/Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri-SHBA, i pari që prej vitit 1992

Shqipëria dhe SHBA angazhohen të rrisin bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, investimeve të ndërsjellta dhe tregtisë.

Memorandumi i Bashkëpunimit u firmos për palën shqiptare nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe për palën amerikane nga Nënsekretari i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Ky Memorandum i Bashkëpunimit Ekonomik është i pari, që firmoset mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992.

Partneriteti shqiptaro-amerikan mbart ende potencial të pashfrytëzuar, në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy shteteve.

Për këtë qëllim, miratimi i një Memorandumi të Bashkëpunimit Ekonomik, pritet të ndikojë ndjeshëm në nivelin e flukseve të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, t’i mundësojë bizneseve shqiptare akses të shtuar në tregun amerikan, të rrisë eksportet shqiptare, duke përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar të vendit.

Angazhimi i përbashkët i ndërmarrë sot, riforcon angazhimin dhe vullnetin se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një interes të përbashkët për forcimin e lidhjeve tregtare dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive të kompanive amerikane në projektet e Republikës së Shqipërisë, me qëllim rritjen e mirëqënies, sigurisë dhe lidhjeve rajonale në Shqipëri.

Memorandumi shërben edhe si një ftesë e të dyja vendeve për nxitjen e veprimtarisë ekonomike në Shqipëri, në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe Udhëzimet e OECD për Kompanitë Shumëkombëshe.

Sektorët me përparësi në kuadër të këtij bashkëpunimin, janë eksplorimi dhe zhvillimi i burimeve energjitike, infrastruktura, energjia, transporti, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia.

Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen të promovojnë partneritete midis bizneseve me përfitim reciprok të kompanive amerikane dhe aktorëve vendas në Shqipëri, duke përfshirë zhvillimin e fuqisë punëtore, fuqizimin ekonomik të grave dhe mundësitë për inovacion.

Një pikë e veçantë në këtë memorandum i kushtohet bashkëpunimit mes dhomave të tregtisë të dy vendeve për të promovuar dhe zhvilluar aktivitete ekonomike të përbashkëta, si shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave, si dhe organizimin e Forumeve të Biznesit, Panaireve të Tregtisë dhe Investimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Finalizimi i këtij Memorandumi është vijimësi e angazhimit dhe komunikimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Financave informoi se “Investimet e Huaja Direkte nga SHBA kanë arritur këtë vit nivelin më të lartë të stokut në 6 vitet e fundit, në 123 milionë euro në 6 mujorin e parë të vitit 2020”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.