Të gjeturat për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla tregon për masat që po ndërmerren
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mbajtur konferencë për media në lidhje me të gjeturat e tyre për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Kjo vrasje ka tronditur opinionin publik, derisa qytetarët janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale.
Në këtë konferencë, Sveçla tha se ka dorëzuar raportin tek kryeministri Albin Kurti rreth dështimeve institucionale, duke theksuar Policinë e Kosovës.
“Kam ngritur dyshime në lidhje me mos menaxhimin e duhur të rastit të Arlinda Zekajt. Përmes Inspektoratit Policor të Kosovës kemi analizuar veprimet dhe mos veprimet e policisë. Këto 72 orë kanë qartësuar dhe konfirmuar shqetësimet që kemi ngritur, duke nxjerr në pah dështimet në raportime në mbrojtjen e jetës së saj”, tha Ministri i Punëve të Brendshme.
“Raporti mbi veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Policixë, jam kam dorëzuar Kryeminsitrir Albin Kurti, me çka janë suspenduar 11 zyrtarë policorë”.
“Arlinda kërkoi mbrojtje. Sot përgjegjësia jonë është që të sigurohet që çdo veprim apo mosveprim të hetohet. Përtej verimeve, përgjegjësia jonë është që të gjitha rastet e tjera të identifikuara të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur institucionale””.
Me kërkesë të Kurtit, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë. Sipas këtij raporti, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë”, shtoi Sveçla.
Lajmi në përditësim…. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.