☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.80 ▼0.95%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,073 ▼ -0.84% ETH $2,321 ▼ -0.83% XRP $1.2895 ▼ -1.89% SOL $100.4800 ▼ -1.07%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.80 ▼0.95 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.80 ▼0.95 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Rrjedhje gazi! Asfiksohen 3 punonjës të Portit të Durrësit

Tre punonjës të sigurisë së Portit Detar të Durrësit janë asfiksuar paraditen e sotme, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja u regjistrua pranë hyrjes nr.4 të portit, kur tre punonjësit nuk janë ndjerë mirë, madje njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo gjendje e rënduar shëndetësore mund të jetë krijuar si rezultat i ndonjë rrjedhjeje gazi gjatë furnizimit të një karburanti, i cili ndodhet në afërsi të hyrjes nr.4, por nuk përjashtohen edhe efektet e ndonjë lënde kimike.
Policia vendore bëri të ditur se punonjësit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar policia, si dhe specialistë të repartit zjarrfikës, mjedisit dhe të Forcës së Sigurisë Portuale, të cilët po ushtrojnë kontroll dhe verifikojnë të gjithë territorin përreth me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.