☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.53%
DOW 52,356 ▼0.01%
NASDAQ 26,460 ▲1.11%
NAFTA 99.92 ▼1.81%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,676 ▲ +0.6% ETH $2,347 ▲ +1.08% XRP $1.3250 ▲ +2.14% SOL $101.0700 ▲ +0.35%
S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

RUSI – Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë

– Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi sot se konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzohet, pas një bisede telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësve të Finlandës dhe Norvegjisë.

Sipas agjencisë “Reuters”, Lavrov tha se biseda mes Putinit, presidentit finlandez Alexander Stubb dhe kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store, nuk solli propozime të reja për zgjidhjen e konfliktit.

Ai akuzoi gjithashtu vendet evropiane se po përpiqen të sigurojnë një rol në procesin e negociatave.

Biseda telefonike u zhvillua me nismën e udhëheqësve nordikë, të cilët i kërkuan Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Ata theksuan se konflikti përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendeve të tyre dhe të Evropës në tërësi, duke nënvizuar nevojën për uljen e tensioneve.

Presidenti finlandez, Stubb e cilësoi bisedën si të drejtpërdrejtë, ndërsa kryeministri norvegjez Store tha se gjatë saj ishte theksuar rëndësia e uljes së tensioneve.

Nga ana tjetër, Kremlini deklaroi se arritja e një paqeje të qëndrueshme, kërkon që interesat e Rusisë të merren plotësisht në konsideratë.

Moska akuzoi gjithashtu Bashkimin Evropian dhe NATO-n se politikat e tyre po kontribuojnë në zgjatjen e luftimeve.

Pas bisedës me Putinin, dy udhëheqësit nordikë zhvilluan kontakte edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili kërkoi hapa konkretë për uljen e sulmeve ndaj infrastrukturës dhe sektorit energjetik të Ukrainës.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një raund të ri bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që pritet të zhvillohet në Abu Dabi në fillim të nëntorit.

Megjithatë, palët mbeten larg një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, e cila nisi me pushtimin e plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.