Ekonomia

Rruga pranë tregut “Çam” kthehet në pedonale

Rruga pranë tregut “Çam” do të shndërrohet në pedonale .Kjo rrugë sapo është rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës ku është investuar në kanalizime, asfaltim dhe ndriçim .Sipas kryetarit Veliaj çdo pronë tanimë pranë kësaj zone ka një vlerë më të lartë.

“Do të kalojmë në një fazë të dytë ku duam të vendosim një tendë në të gjithë rrugën që përshkohet nga tregu çam, edhe për faktin se në afatgjatë këtë rrugë duam ta kthejmë në pedonale, ku të gjithë ata që duan të marrin shërbime, të blejnë, të shesin, të kenë mundësi që të paktën gjatë orëve të ditës, nga mëngjesi deri në darkë vonë, zona të jetë totalisht pedonale. E di që kjo shkakton gjithmonë debat me ata që janë përdorues të makinave, por besoj se i shtohet shumë vlera zonës. Siç kemi parë jashtë, në zonat pedonale edhe vlera e shtëpive, banesave, bizneseve është më e lartë”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë tha se do të ndërhyhet edhe ne rruge të tjera në njësinë bashkiake numër 10.

“Do të vijojmë me investimet edhe në rrugën e “Kavajës”, edhe në zonën rreth Postës së Shqipërisë, për t’u siguruar që kjo njësi, që është edhe në zemër të Tiranës, të marrë një fytyrë dinjitoze. Pra, të mos kemi vetëm një qendër të bukur dhe më pas, sa kalon qendrën, infrastruktura të jetë e amortizuar. Duam që të kemi të njëjtën cilësi si këtu në lagjet e brendshme të Tiranës, ashtu edhe në sheshin kryesor të qytetit. Nga fillimi i punimeve në sheshin “Skënderbej”, njësia 10 do të jetë përfituesja kryesore.

Investimet e bashkisë do të vijojnë në rrugën e “Kavajës” dhe në zonën përreth Postës së Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button