🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,100 ▲ +1.41% ETH $2,125 ▲ +2.27% XRP $1.3259 ▲ +1.42% SOL $80.5900 ▲ +0.25%
S&P 500 DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA ARI S&P 500 DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA ARI
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Opinion

Rruga që më bën t’a le Shqipërinë

Nga LORENA FJOLLA

E vendosur deri më tani për të jetuar në Shqipëri, bëj pjesë tek ato njerëz që edhe nëse si shohin pozitivisht zhvillimet në këtë vend, të paktën i shoh me shpresë. Se diçka do të ndryshojë për mirë. Ja, edhe pak kohë për këtë, pak për atë, e i gjithë lëmshi i bërë ndër vite, do të nisë të rregullohet e gjërat do të shkojnë pak e nga pak në vendin e tyre.

Por edhe për mua ka një kohë, kur nuk rresht së foluri keq për këtë vend, se ta shpif, të mbyt, të lodh, të vdes.

Është rruga e shtëpisë sime.

Rruga e vjetër Tiranë-Durrës, që e bëj dy herë në ditë në kohë të zakonta. Kur shkoj e vij në punë. Po në një ditë si kjo mu desh ta bëj katër herë. Nga 40 minuta, në rastin më të mirë.
Një kohë që është shumë për një njeri të zakontë që punon në qytet, jeton në periferi, sakrifikon, mblidh aty e shpenzo atje, për një makinë normale, ku ke derdhur gjithë paratë e jetës, por të lë kollaj në rrugën e lënë prej shtetit.

Ka ndodhur ndonjëherë edhe të mbushet ndonjë gropë. Zakonisht gjatë fushatave. Por si premtimet boshe, edhe ato zbrazen shpejt. Gropa në rrugë, që hapin jo vetëm vrima në xhepat tanë, por edhe varre.
Për banorët kjo është rruga e jetës. E ushqimit, e punës, e shkollës, e spitalit, e zhvillimit, e kulturës, e çdo nevoje jetësore.

Rruga e vjetër Tiranë-Durrës ndikon edhe për turizëm. Për ata që zgjedhin Parkun e Pezës, bujtinat e Ndroqit, fermat e fshatrave më tej, e plazhin e Durrësit.

Është shtëpia jonë që na mban aty, duke mos ndërruar as qytetin, e jo më shtetin. Por nuk e di edhe për sa kohë.

Mbase dikujt mund t’i ngjajë e çuditshme por njerëzit lodhen e largohen edhe për një rrugë, edhe për një spital, edhe për arsye në dukje e pakrahasueshme me gjërat e mëdha, por për ta jetësore. Siç është për mua, e qindra të tjerë rruga.

Ky shqetësim është një pikë në oqean në krahasim me sa halle ka ky vend, por bashkë nëse mbledhim pikat në mos do të bëjmë një det e oqean, mund të bëjmë një dallgë që përplaset në shkëmb e në mos ta shembë atë, një gur do ta lëvizë. Medoemos!/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.