Ekonomia

Rruga Transballkanike në Vlorë, nis aksioni për prishjen e ndërtimeve

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT),  ka nisur sot në mëngjes aksionin për prishjen e ndërtimeve që preken nga ndërtimi i rrugës Transballkanike në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.

vlore4IKMT deklaroi se është arritur mirëkuptimi me banorët e lagjes Kushtrimi dhe po bashkëpunohet. IKMT tha po ashtu se puna do të vazhdojë në zhvillohet në dy fronte.

Sipas IMKT-së, aksioni për prishjen e ndërtesave në lagjen “Kushtrimi”, do të vijojë paralelisht edhe me lirimin e hapësirave publike në brendësi të qytetit bregdetar. Nga nisja e këtij aksioni deri më tani janë shembur 500 objekte në Vlorë.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama përshëndeti aksionin në rrjetet sociale ku shkruan: “Nis në Vlorë puna për hapjen e shtratit ku do ndërtohet më në fund pas vitesh zvarritje “Transballkanikja” e plotë”.rama10

Banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë pak ditë më pare u ngritën në protesta kundër vendimit të qeverisë për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi i rrugës Trans-ballkanike.

Pas protestave banorët arritën një marrëveshje me qeverinë, ku kjo e fundit do të paguajë dëmshpërblimet për pronarët të cilët i kanë ndërtimet e tyre me leje, ndërkohë për ata që i kanë ndërtimet në proces legalizimi, deri në marrjen e një përgjigjeje nga ALUIZNI do të paguhet qiraja e vendstrehimit për një periudhë prej dy vitesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button