Rrugët, 80 milionë dollarë për mirëmbajtje rutinë
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto thotë se fondi që shkon çdo vit për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor shqiptar është shumë herë më i ulët se nevoja reale dhe se për të kompensuar mungesën e mirëmbajtjes nevojitet një investim prej 80 milionë dollarësh.
“Dhe nga një llogaritje që kemi bërë na duhet një investim prej rreth 80 mln dollarësh për t’i sjellë rrugët dhe rrjetin tonë rrugor në një gjendje të mirëmbajtjes rutinë”, deklaroi Haxhinasto.
Qeveria ka parashikuar këtë vit alokimin e 4 miliardë lekëve për mirëmbajtje dhe siguri rrugore. Por në 5 vitet e ardhshme, një projekt i Bankës Botërore parashikon financimin e 130 milionë dollarëve në infrastrukturën rrugore.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj tha se për të patur qytetet që duam nevojitet një harmonizim më i mirë mes infrastrukturës rrugore dhe shesheve e hapësirave për këmbësorët.
“Edhe ky kongres provon atë që mundohemi të reklamojnë për këtë qytet, se të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë. Kështu që faleminderit juve që keni ardhur dhe keni bërë rrugë për në Tiranë”, tha Veliaj në eventin e organizuar.