☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,756 ▲2.11%
DOW 47,663 ▲2.32%
NASDAQ 22,575 ▲2.53%
NAFTA 95.33 ▼15.6%
ARI 4,783 ▲2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,157 ▲ +4.41% ETH $2,206 ▲ +6.03% XRP $1.3540 ▲ +4.15% SOL $83.1400 ▲ +5.37%
S&P 500 6,756 ▲2.11 % DOW 47,663 ▲2.32 % NASDAQ 22,575 ▲2.53 % NAFTA 95.33 ▼15.6 % ARI 4,783 ▲2.09 % S&P 500 6,756 ▲2.11 % DOW 47,663 ▲2.32 % NASDAQ 22,575 ▲2.53 % NAFTA 95.33 ▼15.6 % ARI 4,783 ▲2.09 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Ruçi-ministrave në Kuvend: Silleni si kryeministra, keni 1 vit në detyra. Mësoni!

2201-Kryetari-i-grupit-parlamentar-te-PS-Gramoz-Ruçi-Foto-ATSH-ARKIVE-541x350Kreu i Grupit Parlamentar Garmoz Ruçi u kërkoi sot gjatë seancës plenare ministrave që të respektojnë rregulloren e Kuvendit sa i përket radhës së fjalës. 

Pas fjalës se ministres së Inovacionit Milena Harito gjatë diskutimit të projektligjit “ Për njoftimin dhe konsultimin publik” Ruçi u shpreh se fjala duhet te ishte marre në fillim sipas rregullores dhe procedurave parlamentare, sipas tij pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare ministrat nuk kanë më të drejtë ta merrin fjalën.

“E ndoqa me shumë vëmendje zonjën ministre e përgëzoj për çka paraqiti nuk kam asnjë vërejtje për të ishte ekselente shumë argumentuese dhe bindëse. Por dua ti kujtoj ministres juve që drejtoni seancën dhe gjithë ministrave; Fjala që paraqitët do të kishte vend ta kishit marrë në fillim sipas rregullores dhe procedurave parlamentare. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalën. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalën. Nëqoftëse do ta merrni fjalën pas mbylljes se diskutimit, kërkoni qe te hapet diskutimi nga e para.

E ndoqa me vëmendje, thashë se s’kam asnjë vërejtje, por s’kishit asnjë të re për ta hapur diskutimin nga e para kur ishte mbyllur diskutimi. Prandaj këto janë proceduara dhe praktikat parlamentare. Keni një vit ministre i mësoni dhe me parlamentin te jeni korrekt herën tjetër”- u shpreh Ruçi.

Me tej Ruçi iu drejtua të gjithë ministrave që morën fjalën në Kuvend, duke theksuar se nuk duhet të hiqen si kryeministri. Pasi sipas tij, fjalimet e tyre dukeshin të tilla.

“Zoti ministra nuk duhet të hiqeni si kryeministër. Qeverisja nuk bëhet me aksion, por me qeverisje çdo ditë. Janë dy mijë e 200 e 52 elektricistë që ka sistemi ça mendoni se këto lidhje të jashtëligjshme që si kanë bërë këta?? Absolutisht që këta i kanë bërë. Po fusni konsumatorët brena, po lini hajdutët jashtë. Keni mbi 600 e ca faturistë, sikur nga një në ditë, do kishim 600 e ca deponime.”-tha Ruçi. Më tej duke i’u  drejtuar Ministrit Tahiri, sa i takon aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, theksoi se ‘krimi nuk luftohet me aksione policie, por çdo ditë.

“Ne do kërkojmë llogari për këto tregues. Kur vini këtu duhet të përgjigjeni si ministër për administrimin e sistemit që keni në varësi. (I drejtohet Tahirit). Nuk luftohet krimi me aksione policie, por çdo ditë. Nuk mendoj se ka krim më të madh se ato 150 milion eurot e dëmeve.”-tha Ruçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.