Rajoni
Rumani–Dacian Ciolos, kryeministri i ri i Rumanisë
Presidenti rumun, Klaus Iohannis njoftoi se, pas raundit të dytë të bisedimeve me partitë politike, kishte emëruar Dacian Ciolos në postin e kryeministrit.
”Emëroj Dacian Ciolos në postin e kryeministrit”, deklaroi Iohannis.
Dacian Ciolos ka qenë komisioneri për Bujqësinë i Bashkimit Evropian.
Kryeministri i mëparshëm i qeverisë rumune, Victor Ponta dha dorëheqjen pas tragjedisë në një diskotekë të Bukureshtit, në fund të tetorit, ku humbën jetën të paktën 45 persona