☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Rumani, politikani i lartë nën akuzë për përvetësim fondesh

Prokurorët në Rumani kanë nisur një ndjekje penale ndaj kryetarit të Partisë Social Demokrate në pushtet, Liviu Dragnea, i dyshuar për krijim të një grupi kriminal që ka përvetësuar 24.4 milionë dollarë nga fondet e BE-së.

Drejtoria Kombëtare e Anti-korrupsionit beson se Dragnea ka falsifikuar dokumenta për t’u siguruar që një kompani e caktuar të fitojë tenderin e BE për ndërtimin e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte kryetar i këshillit bashkiak të një province rumune, mes viteve 2001-2012.

Dragnea, bashkë me 8 të tjerët, akuzohet për komplot për privatizimin e kompanisë së ndërtimit të rrugëve “Tel Drum Sa” përmes ndërmjetësve.

Ata janë siguruar që firma të fitojë kontrata të shumta të shpenzimeve publike, me apo pa tender, ose përmes zotërimit të informacioneve konfidenciale, që e ndihmonin të fitonte ndaj firmave rivale.

“Dragnea krijoi një grup kriminal që është ende aktiv dhe ku bëjnë pjesë anëtarë të administratës publike dhe biznesmenë”, ka deklaruar zyra e prokurorëve për agjencinë e lajmeve “Bloomberg”.

Sipas hetuesve, qëllimi kryesor i grupit ishte të siguronte në mënyrë ilegale fonde të mëdha, si nga shteti ashtu dhe nga burimet e BE-së përmes abuzimit me anë të detyrës, shkeljeve, pastrimit të parave dhe pengimin e grupeve të tjera për të pasur akses në informacion.

Dragnea ra në “lupën” e DKA-së pasi Zyra Europiane Kundër Shkeljeve Financiare zbuloi në shtator të vitit të kaluar prova për një përfshirje mes përfituesit të fondeve të BE-së për rindërtimin e rrugëve, zyrtarëve publikë dhe kompanisë kontraktore. Provat tregonin se rreth 24.4 milionë dollarë ishin paguar në mënyrë të parregullt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.