Rajoni

Rumen Radev: Besoj se kemi dhënë shumë dhe mund të japim edhe më shumë për të ardhmen e BE-së

Nga 1 janari e morëm Presidencën e Këshillit të BE-së, nga 11 vjet jemi anëtar i BE-së, mirëpo, nga 13 shekuj Bullgaria është Porta Juglindore e Evropës. Këtë e tha mbrëmë, më 11 janar 2018,  në hapjen zyrtare të Presidencës Bullgare presidenti Rumen Radev. Ai vuri në dukje, se si popull e dimë çmimin e urrejtjes dhe ndarjes, prandaj motoja e Presidencës është “Bashkimi e bënë forcën”. Bullgaria është simbol i respektimit reciprok të feve, Bullgaria e cila ecën pas aleatëve të saj, i shpëtoi hebrenjtë e vet. Kjo më mbush me besimin, se kemi dhënë shumë dhe jemi në gjendje të japim edhe shumë për të ardhmen e BE-së. Siguria është një element i rëndësishëm. Aftësia konkurruese duhet të arrihet nëpërmjet investimeve në arsim, theksoi presidenti Radev. Që të kuptohet Evropa, duhet të ketë mirëkuptim midis nesh, tha presidenti dhe shprehu bindjen, se gjatë 6 muajve të ardhshme të gjithë miqtë tanë do të ndjejnë veten si në shtëpi ndër rrënojat romake dhe monumentet ortodokse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button