Bota

Rusi, shpërthim në Shën Petersburg

Dhjetë njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital si rezultat i shpërthimit të një bombe artizane në një supermarket në Shën Petersburg në Rusi, thanë zyrtarët të mërkurën.

“Në bazë të dhënave paraprake, një shpërthim i një objekti të paidentifikuar ndodhi në një dyqan”, tha përmes një deklerate zëdhënësja e Komitetit Hetimor Svetlana Petrenko.“Shpërthimi u krye nga një pajisje artizanale me fuqi të barabartë me 200 gram eksploziv të llojit TNT”, tha ajo.

Zyrtarët thanë se po hetojnë rastin si tentativë për vrasje. Zyrtarët e shëndetit thonë se asnjë nga 10 viktimat nuk është në rrezik për jeten. Ende nuk ka njoftime lidhur me motivin për shpërthimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button