☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,686 ▼ -0.21% ETH $2,006 ▼ -0.6% XRP $1.3274 ▼ -1.34% SOL $82.0600 ▼ -1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Europa

Rusia drejt legalizimit të makinave të vjedhura nga BE, alarmohen autoritetet dhe policia gjermane

Në një lëvizje që pritet të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit, Rusia po përgatit terrenin ligjor për të lejuar regjistrimin e automjeteve të vjedhura në Bashkimin Evropian dhe të trafikuara brenda kufijve të saj. Ky projektligj i ri ka ndezur alarmin në Evropë, veçanërisht në Gjermani, ku autoritetet e sigurisë i druhen një bumi të vjedhjeve të makinave nga bandat e organizuara.

Projektligji i ri, përgjigje ndaj “shteteve armiqësore”

Sipas raportimeve nga gazeta ruse Kommersant, Ministria e Brendshme Ruse ka përgatitur këtë ndryshim legjislativ me urdhër të drejtpërdrejtë të Presidentit Vladimir Putin. Qëllimi i deklaruar i Moskës është “mbrojtja e pronarëve” të atyre makinave që kërkohen ndërkombëtarisht me iniciativën e vendeve që Rusia i konsideron “armiqësore” (27 vendet e BE-së, SHBA, Kanadaja, etj.).

Ministria ruse pretendon se shtetet perëndimore, përfshirë Gjermaninë, po injorojnë kërkesat e tyre për informacione shtesë mbi mjetet e vjedhura “për arsye politike”. Për më tepër, ky ligj pritet të legalizojë edhe automjetet e marra në territoret e pushtuara të Ukrainës.

Ndërprerja e bashkëpunimit policor

Zyra Federale e Policisë Kriminale e Gjermanisë (BKA) konfirmoi se shkëmbimi i të dhënave me Rusinë për këto raste është ndalur. BKA thekson se çështja e rikthimit të pronësisë i përket të drejtës civile, duke i lënë autoritetet pa një mekanizëm të qartë veprimi. Vetëm gjatë vitit 2024, në Gjermani u vodhën mbi 30,000 automjete, nga të cilat vetëm rreth 30% u gjetën.

Për sindikatat e policisë, ky zhvillim është tejet shqetësues. Benjamin Jendro, zëdhënës i sindikatës së policisë GdP në Berlin, e quajti projektligjin rus një “shenjë katastrofike” që inkurajon drejtpërdrejt krimin e organizuar. “Një ligj i tillë do të minonte të gjitha përpjekjet e autoriteteve të sigurisë kundër bandave ndërkombëtare të trafikimit të makinave,” paralajmëroi ai.

Frikë për mashtrime masive me sigurimet?

Nga ana tjetër, ekspertë dhe avokatë rusë paralajmërojnë se ky ligj mund të ringjallë skemat e mashtrimit të viteve ’90. Sipas tyre, qytetarë në Evropë mund t’i “shesin” makinat e tyre në Rusi në mënyrë të fshehtë, t’i raportojnë ato të vjedhura në vendin e tyre për të marrë dëmshpërblimin nga siguracionet, dhe mjeti më pas të legalizohet lehtësisht në Rusi.

Megjithatë, Shoqata Gjermane e Sigurimeve (GDV) e ka hedhur poshtë këtë hipotezë, duke deklaruar se skema të tilla janë të rralla dhe se shumica dërrmuese e rasteve janë vjedhje të mirëfillta. Sipas shoqatës, pavarësisht ligjit rus, nuk pritet një rritje eksponenciale e vjedhjeve në Gjermani, pasi masat e sigurisë teknologjike të mjeteve (si gjurmuesit GPS) janë përmirësuar ndjeshëm.

/rtsh.al/

The post Rusia drejt legalizimit të makinave të vjedhura nga BE, alarmohen autoritetet dhe policia gjermane appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.