🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 26 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
₿ CRYPTO
BTC $78,088 ▲ +0.54% ETH $2,346 ▲ +1.28% XRP $1.4266 ▼ -0.25% SOL $86.4400 ▼ -0.14%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
26 Apr 2026
Breaking
Bota

Rusia po vendos masivisht trupa në kufijtë e Evropës Lindore

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në vitin 2014, ish-shtetet komuniste në Evropë, si vendet balltike dhe Polonia kanë ngritur shqetësime se Rusia mund të nxisë një luftë të ngjashme hibride në kufijtë e tyre lindorë. Në një përpjekje për të zbutur ankthe të tilla, NATO ka vendosur katër batalione në të katër shtetet në krahun e saj verilindor, dhe aleatët perëndimorë kanë shtuar gjithashtu radhët.

Polonia ka mbështetur shqetësimet e fqinjëve të saj balltikë, se një stërvitje e përbashkët ushtarake e ardhshme midis Rusisë dhe Bjellorusisë, është më shumë se kaq. Zëvendësministri i Mbrojtjes i vendit të Europës Lindore, Michał Dvorczyk shprehu shqetësim se stërvitja mund të jetë një mbulesë për Moskën, për të vendosur trupat në Bjellorusi, në një lëvizje ekspansioni, që synon të mbërrijë deri në përforcimin lindor të NATO-s.

Stërvitja e ardhshme “Zapad 2017”, që do të ndodhë në shtator, ka shkaktuar shumë shqetësim në Evropë. Lituania fqinje ka kritikuar planet, duke thënë se kjo duket të jetë një simulim i një përplasjeje të mundshme me aleancën e NATO-s, të udhëhequr nga SHBA. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjithashtu ka ngritur shqetësime lidhur me numrin e trupave pjesëmarëse. NATO dyshon se Rusia nuk do t’i përmbahet numrit të deklaruar të 12.700 trupave që marrin pjesë, pasi më parë ka ndodhur që ka kryer stërvitje shumë të mëdha, duke shtuar spontanisht ushtrime në aktivitete të planifikuar më herët.
Stërvitja mund të rritet në 80,000 trupa, duke marrë parasysh shtimin e trafikut të trenave ushtarakë, të lidhur me përgatitjet, si dhe duke marrë parasysh rastet e mëparshme, vlerëson think-tanku amerikan, Atlantic Council.
Dvorczyk shprehu skepticizëm se personeli dhe pajisjet ruse që zbarkojnë në fqinjin e saj lindor do të largohen, pasi stërvitja të përfundojë më 20 shtator.
“Ka shumë dyshime dhe shqetësime për shkak të aktiviteteve të deritanishme të Federatës Ruse dhe mund të rezultojë se jo të gjitha forcat dhe mjetet do të tërhiqen pas stërvitjes ushtarake”, tha ai, sipas televizionit polak Polskie Radio. Ai gjithashtu u bëri jehonë frikërave se shifrat që kanë dhënë Moska dhe Minsku para stërvitjes, do të tejkalohen. Megjithatë, ai arriti në përfundimin se për momentin, polakët duhet ende të ndihen “krejtësisht të sigurt”.
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, Ministri i Jashtëm Vitold Vaszczykoëski dhe shefi i Byrosë së Sigurisë Kombëtare Paveł Soloch do të takohen këtë javë me Stoltenbergun, për të diskutuar mbi stërvitjen ruse. Stoltenberg do të vizitojë Varshavën për të ndarë mendimet mbi këtë çështje dhe për të diskutuar “aktivitetet e mëtejshme të NATO-s në rajon”, i tha Polskie Radio, shefi i kabinetit të Dudas, Krzysztof Szczerski.
Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, krahasoi planet e Rusisë për Bjellorusinë si një aneksim në fillim të gushtit. “Gjatë stërvitjes do të sjellin infrastrukturë,” tha Saakashvili, i cili deri vonë ka shërbyer gjithashtu si guvernator në Ukrainë. “Në këtë kuptim kërcënimi [nga Rusia] nuk është zhdukur, por vetëm sa po rritet. Vetëm se deri tani ukrainasit kanë qëndruar fort në kufijtë e vet [me Rusinë]”.
Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në vitin 2014, ish-shtetet komuniste në Evropë, si vendet balltike dhe Polonia kanë ngritur shqetësime se Rusia mund të nxisë një luftë të ngjashme hibride në kufijtë e tyre lindorë. Në një përpjekje për të zbutur ankthe të tilla, NATO ka vendosur katër batalione në të katër shtetet në krahun e saj verilindor, dhe aleatët perëndimorë kanë shtuar gjithashtu radhët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.