☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,392 ▼ -1.35% ETH $2,336 ▼ -2.86% XRP $1.2847 ▼ -1.9% SOL $101.1400 ▼ -2.92%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

TURQI – Mijëra protestojnë kundër arrestimit të gazetarëve dhe mbylljes së mediave

STAMBOLL, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Mijëra persona protestuan sot në Stamboll dhe Ankara kundër asaj që e cilësuan si rritje të presionit ndaj gazetarëve në Turqi, përfshirë arrestimet, mbylljen e organeve të medias dhe emërimin e administratorëve shtetërorë në institucione mediatike.

Në demonstrata morën pjesë kryesisht gazetarë, përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut dhe anëtarë të partive opozitare.

“Mjaft. Nuk mund të marrim më frymë”, brohoritën protestuesit gjatë marshimeve.

Në Stamboll, të paktën 3 000 persona u mblodhën në pjesën aziatike të qytetit, sipas të dhënave të policisë.

Ata mbanin fotografi të gazetarëve të burgosur dhe brohorisnin slogane si “Nuk do të na mbyllni gojën” dhe “Nuk do t’i nënshtrohemi presionit”.

Liria e shtypit në Turqi është kufizuar gjithnjë e më shumë që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti në vitin 2016, e ndjekur nga procese të shumta gjyqësore dhe censurë në internet.

Megjithatë, javët e fundit, sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut, presioni ndaj gazetarisë së pavarur është shtuar.

Sipas Unionit të Gazetarëve të Turqisë, 11 gazetarë janë burgosur gjatë dy muajve të fundit, ndërsa disa organe mediatike janë mbyllur.

Në fillim të këtij muaji, policia kontrolloi televizionin “Halk TV”, një nga kanalet më të ndjekura të lajmeve në vend, duke ndërprerë transmetimet dhe duke vendosur një administrator të emëruar nga qeveria.

Ky veprim u konsiderua si një tjetër goditje ndaj mediave që shihen si kritike ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij.

Më herët, autoritetet kishin mbyllur faqen e internetit dhe llogaritë në rrjetet sociale të medias digjitale T24, duke e justifikuar vendimin me pretendimin për përhapje të “propagandës LGBT”. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.