Rusia redukton praninë diplomatike të SHBA-së si përgjigje ndaj sanksioneve
Rusia do të reduktojë praninë diplomatike të SHBA-së në territorin e saj në përgjigje të miratimit nga Kongresi amerikan të sanksioneve të reja kundër Moskës dhe që dëshmojnë sipas saj “rusofobinë”, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Moska i kërkoin Uashingtonit të reduktojë, duke nisur nga 1 shtatori, në 450 personelin e ambasadës dhe të konsullatës në Rusi dhe ndërpret përdorimin nga ambasada amerikane të një rezidence në periferi të kryeqytetit rus.
Senati amerikan miratoi dje një sërë sanksionesh të reja për të dënuar Rusinë për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Ky tekst, që u dënua nga Moska, por u kritikua gjithashtu dhe nga Bashkimi Evropian, do t;i paraqitet presidentit, Donald Trump, i cili ka tashmë zgjedhjen për ta nënshkruar ose për të vendosur veton.
Teksti, që sanksionon gjithashtu Iranin dhe Korenë e Veriut, u miratua me 98 vota pro dhe dy kundër.