☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.82 ▲0.91%
ARI 4,056 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,698 ▼ -1.04% ETH $2,055 ▼ -2.24% XRP $1.0597 ▼ -2.73% SOL $83.5500 ▼ -2.37%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.82 ▲0.91 % ARI 4,056 ▲0.63 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.82 ▲0.91 % ARI 4,056 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kosova

Rutte viziton Gardën Kombëtare të Ajovës, diskutohet partneriteti me FSK-në

Partneriteti i Gardës Kombëtare të Ajovës me Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ishte në qendër të vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në shtabin e kësaj garde. Sipas njoftimit të Gardës, kjo është hera e parë që një sekretar i përgjithshëm i NATO-s viziton shtabin e saj, përcjell KosovaPress.

Rutte, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, u takua me drejtuesit e Gardës Kombëtare të Ajovës. Ata diskutuan zhvillimin e partneritetit me FSK-në, kapacitetet e saj dhe bashkëpunimin në trajnime.

Garda Kombëtare e Ajovës bëri të ditur se pjesëtarët e saj kanë trajnuar dhe punuar përkrah pjesëtarëve të FSK-së për më shumë se 10 vjet. Sipas saj, ky bashkëpunim ka ndërtuar marrëdhënie të mbështetura në besim dhe përvojë të përbashkët. Pjesëtarë të Gardës kanë marrë pjesë edhe në stërvitje dhe misione të NATO-s, përfshirë KFOR-in në Kosovë.

Vizita, sipas Gardës, shërbeu për të paraqitur zhvillimin e partneritetit me Kosovën dhe rolin e Ajovës në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.