☁️
Tiranë 18°C · Vranët 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 87.72 ▼0.95%
ARI 3,877 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,281 ▼ -1.96% ETH $1,806 ▼ -1.56% XRP $0.9519 ▼ -2.23% SOL $71.1500 ▼ -2.55%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.72 ▼0.95 % ARI 3,877 ▼0.25 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.72 ▼0.95 % ARI 3,877 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kosova

Sa të sigurt jemi në internet? Drenusha Salihu në “Rrugëtimi” flet për rreziqet digjitale

Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, nga komunikimi dhe puna deri te blerjet, pagesat dhe shpërndarja e informacioneve personale. Por krahas mundësive që ajo ofron, rriten edhe rreziqet që lidhen me sigurinë në internet. Pikërisht siguria kibernetike ishte në fokus të episodit të dhjetë të podcastit “Rrugëtimi” me redaktoren Jehona Hulaj, ku mysafire ishte Drenusha Salihu, CEO e Women for Cyber.

Gjatë diskutimit u trajtuan disa prej rreziqeve me të cilat qytetarët mund të përballen çdo ditë, duke nisur nga phishing-u dhe vjedhja e llogarive në rrjetet sociale, te përgjimi përmes pajisjeve, fjalëkalimet e dobëta, inteligjenca artificiale dhe deepfake.

Një prej çështjeve të ngritura gjatë bisedës ishte nëse dikush mund të na përgjojë përmes kamerës së laptopit apo telefonit.

“Po, ekziston rreziku real”, tha Salihu, duke shtuar se sot ekzistojnë edhe teknika më të avancuara.

“Ekzistojnë teknika të avancuara të cilat mund të jenë brenda kompjuterit dhe telefonit tonë dhe mund të na përgjojnë vazhdimisht”, tha ajo.

Drenusha Salihu, CEO Women for Cyber gjatë podcastit “Rrugëtimi”Foto:Ridvan Slivova

Sipas saj, përdoruesit duhet të kenë kujdes veçanërisht gjatë shkarkimit të aplikacioneve dhe softuerëve nga burime të pasigurta.

“Në momentin që ti merr një aplikacion apo një softuer nga një palë e tretë që nuk duket që është mjaft e sigurt, ose nëse është aplikacion që normal ofrohet me pagesë, ndërsa ti e merr falas, atëherë nuk mundesh me garantu se çka vjen bashkë”, shpjegoi Salihu.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe fjalëkalimeve. Salihu theksoi se nuk ekziston një fjalëkalim plotësisht i pathyeshëm, por që qëllimi duhet të jetë krijimi i një fjalëkalimi aq të fortë sa një kompjuteri t’i duhen vite për ta thyer.

“Ne në siguri kibernetike themi gjithmonë që nuk ka pasword që nuk është i hakueshëm dhe i thyeshëm komplet. Esenca është që të krijojmë një pasword aq të vështirë saqë një kompjuteri do t’i duhej vitet e tëra për me e thy atë pasword”, tha ajo.

– YouTube www.youtube.com

Në anën tjetër, përdorimi i datëlindjeve, emrave të fëmijëve apo kombinimeve të thjeshta numerike mund ta bëjë shumë më të lehtë thyerjen e një llogarie.

Ajo këshilloi gjithashtu që të mos përdoret i njëjti fjalëkalim në disa platforma dhe që autentikimi me dy faktorë të mos shihet më si opsion.

“Verifikimi me dy faktorë të mos jetë më si opsion, këtë bëhet patjetër si must-have”, tha Salihu.

Një tjetër temë ishte inteligjenca artificiale dhe përhapja e videove deepfake. Sipas saj, sot është bërë problematike që një përdorues i zakonshëm ta dallojë vetëm me sy nëse një video është reale apo është krijuar ose manipuluar përmes inteligjencës artificiale.

Për këtë arsye, ajo rekomandoi krijimin e një kulture të verifikimit dhe mosbesimit ndaj përmbajtjes që qarkullon në internet.

“Jo gjithçka që shohim në internet, qoftë video edhe zë, është njëqind për qind reale”, ishte një prej mesazheve të saj gjatë podcastit.

Në episod u diskutua edhe për përdorimin e rrjeteve publike Wi-Fi. Salihu tha se përdorimi i tyre është shpesh i pashmangshëm, veçanërisht gjatë udhëtimeve, por paralajmëroi se jo çdo aktivitet duhet të kryhet përmes tyre.

Drenusha Salihu, CEO Women for Cyber gjatë podcastit “Rrugëtimi”Foto: Ridvan Slivova

Një paralajmërim i veçantë iu drejtua prindërve. “Këshilla e parë që i kisha rekomandu është për prindërit vetë mos vendosja e fotografive të fëmijëve të tyre në rrjete sociale”, tha Salihu.

Salihu rekomandoi gjithashtu përdorimin e kontrolleve prindërore në pajisjet e fëmijëve dhe komunikimin e hapur me ta për atë që bëjnë online.

Përveç sigurisë në internet, episodi trajtoi edhe rrugëtimin profesional të Salihut dhe përvojën e grave në sektorin e teknologjisë.

E pyetur nëse, si grua në këtë industri, i është dashur të dëshmojë më shumë veten sesa kolegët burra, ajo u përgjigj: “Fatkeqësisht po”.

Salihu tha se shpesh ka qenë pothuajse e vetmja grua në trajnime dhe ambiente profesionale dhe se kjo ka krijuar ndjenjën se duhet vazhdimisht të dëshmojë kompetencën e saj.

Në episodin e plotë të “Rrugëtimit” mund të ndiqni diskutimin për sigurinë e llogarive në Instagram dhe Facebook, phishing-un, fjalëkalimet, deepfake, Wi-Fi publik, sigurinë e fëmijëve dhe rolin e grave në teknologji. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.