Reshje intensive shiu në vend, rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash, ja qarqet më të rrezikuara
Reshje intensive shiu dhe stuhi priten këtë të hënë pasdite në disa qarqe
Reshje intensive shiu, të shoqëruara me stuhi, priten këtë të hënë pasdite në disa qarqe të vendit, siç njofton Shqiptarja.com, duke sjellë rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në Vlorë priten me intensitet mesatar dhe në pjesën tjetër të vendit të dobëta deri lokalisht mesatare.
Qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Kukësi dhe Lezha, ku reshjet intensive mund të shkaktojnë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash.
Gjithashtu, ekziston rreziku i përmbytjeve të lokalizuara urbane në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan, në varësi të gjendjes së rrjeteve të kullimit.
Për të martën, më 17 nëntor, parashikohen reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 19 gradë Celsius në bregdet, 12 deri në 20 gradë në ultësirë dhe 6 deri në 15 gradë në zonat malore, ndërsa era do të fryjë mesatare, deri e fortë përgjatë bregdetit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.