⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Boterori

Salah reagon pas fitores së parë të Egjiptit në Botëror: Ajo që ndodhi sot është histori për ne

Më në fund Egjipti thyen tabunë dhe korr fitoren e parë në një Botëror. Skuadra afrikane mundi 3-1 Zelandën e Re dhe protagonist ishte sulmuesi Mohamed Salah, me një gol dhe një asist.

Zelanda e Re e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar e para dhe kaloi në epërsi 1-0 me një gol në minutën e 15-të nga Finn Surman. Por, Mostafa Zico barazoi në minutën e 58-të e pastaj, filloi shfaqja e Mo Salah.

Salah shënoi në minutën e 67-të dhe asistoi në golin e 82-të të Trezeguet për të vulosur një fitore rikthimi 3-1 – fitorja e parë e Egjiptit në një Kupë Bote. “Ajo që ndodhi sot është histori për ne, si egjiptianë,” tha Salah, që u shpall “lojtari i ndeshjes”.

“Mendoj se tani duhet të përqendrohemi vetëm në kampin tonë dhe të stërvitemi fort, dhe do ta shohim në fund renditjen në grup,” tha Salah, për ESPN, që shtoi. “Duam t’i bëjmë njerëzit krenarë dhe do të bëjmë më të mirën tonë.”


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.