☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,582 ▲1.16%
DOW 46,215 ▲1.4%
NASDAQ 21,933 ▲1.32%
NAFTA 90.69 ▼7.68%
ARI 4,389 ▼4.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,224 ▲ +2.19% ETH $2,120 ▲ +1.98% XRP $1.4298 ▲ +2.75% SOL $89.5300 ▲ +2.47%
S&P 500 6,582 ▲1.16 % DOW 46,215 ▲1.4 % NASDAQ 21,933 ▲1.32 % NAFTA 90.69 ▼7.68 % ARI 4,389 ▼4.07 % S&P 500 6,582 ▲1.16 % DOW 46,215 ▲1.4 % NASDAQ 21,933 ▲1.32 % NAFTA 90.69 ▼7.68 % ARI 4,389 ▼4.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Ervin Salianji i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se Salianji është i vetëpërjashtuar nga partia dhe rrjedhimisht edhe nga gara për drejtimin e saj.

“Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara”, shkroi Salianji në një postim në Facebook.

“Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj. Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje. Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë. Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën. E frikë bën mirë që ka se e ka keqpërdorur funksionin për interesa personale dhe biznesi! Demokratët duan një Parti Demokratike fituese!”.

Salianji komentoi edhe deklaratën e Berishës për një bisedë mes të dyve para se ai të dilte nga burgu. “Sa për hallin që ka se mos “vras” Xhafën, i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim’ Ramën me votë. Burri ka kohë te turpërohet gjithë jetën e vet, por të bjerë në këtë nivel është e paimagjinueshme dhe fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër! Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin, akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë,  siç dhe tregon mendësinë vrasëse sepse  dikush  që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten! Meqë ky po e mbështet SPAK këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK të nisë hetimin për tentativë vrasje ose moskallëzim krimi”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.