☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,379 ▲0.16%
DOW 45,431 ▲0.58%
NASDAQ 20,930 ▼0.09%
NAFTA 102.91 ▲3.28%
ARI 4,572 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,343 ▲ +1.19% ETH $2,063 ▲ +3.23% XRP $1.3398 ▲ +1.03% SOL $84.0800 ▲ +2.84%
S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 % S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Samaras dhe Merkel diskutojnë ecurinë pozitive të ekonomisë greke

samarasNë një klimë pozitive, sipas burimeve qeveritare, është zhvilluar takimi i kryeministrit grek, Antonis Samaras me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pak para fillimit të samitit të BE në Bruksel. Burimet qeveritare thanë se takimi zgjati 40 minuta dhe se u zhvillua një diskutim i rëndësishëm dhe në thellësi, nga njera anë për çështjet e samitit, dhe nga ana tjetër, për ekonominë greke. Kryeministri, që shoqërohej në takim nga ministri i financave, Gjikas Harduvelis, e informoi kancelaren për shenjat pozitive të ekonomisë greke, për daljen në tregje dhe rritjen e pritshme të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm pas gjashtë vitesh recesion. Gjithashtu, iu referua zhvillimeve shumë pozitive në fushën e turizmit, si dhe vizitës së kryeministrit dhe presidentit të Kinës në Greqi. Kancelarja Merkel, e cila vizitoi para disa javësh Kinën, shkëmbeu me kryeministrin Samaras mendime për marrëdhëniet ekonomike të Europës me vendin e madh aziatik

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.