Kosova
Sami Lushtaku shpallet fajtor, dënohet me 12 vite burg
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, është shpallur fajtor dhe është dënuar më 12 vjet burg për një vrasje që, sipas trupit gjykues, e ka kryer gjatë luftës.
Edhe ish-komandanti i UÇK-së nga zona e Drenicës, Sylejman Selimi, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 6 vjet burg, pasi sipas trupit gjykues të EULEX-it, ai ka kryer trajtim mizor dhe rrahje gjatë luftës.
Të gjithë të akuzuarit e tjerë nga grupi “Drenica 1”: Sabit Geci, Avni Zabeli, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Jahir Demaku janë liruar nga të gjitha pikat e akuzës.
Pas kësaj seance, pritet të mbahet seanca për rastin “Drenica 2”.