🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,772 ▼ -2.64% ETH $2,181 ▼ -2.72% XRP $1.3233 ▼ -1.42% SOL $81.6900 ▼ -3.18%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Samiti i NATO-s, aleancë kundër ISIS-it

Kërkesa e parë e Donald Trump duket se e ka marrë dritën jeshile. NATO, sipas burimeve diplomatike të cituara nga disa agjensi lajmesh, është e gatshme për aktivizim në koalicionin anti-ISIS të drejtuar nga Amerika.
Presidenti Trump merr pjesë sot për herë të parë në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të aleancës. Prej javësh, amerikanët i kërkojnë kolegëve të tyre një angazhim më të madh të Aleancës Veri-atlantike në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. Franca dhe Gjermania duket se kanë ende rezerva për këtë çështje, ndaj ngurrojnë. Kjo është një temë qendrore në axhendën e këtij takimi, megjithatë nuk mbetet pas as ajo e shpenzimeve ushtarake, bisedimet mbi të cilën, sipas ekipit të Trump, kanë për të qenë të vështira.
Presidenti amerikan do të takohet gjatë ditës së enjte edhe me zyrtarë të Bashkimit Europian. Ai ka qenë kritik edhe ndaj BE-së, ashtu siç ka qenë edhe ndaj NATO-s. Pas mbërritjes në Bruksel, shefi i administratës amerikane u takua me Mbretin dhe Mbretëreshën e Belgjikës, ndërsa mijëra vetë protestonin në qendër të qytetit kundër pranisë së tij.
Ankesa e madhe e Trump ndaj anëtarëve të NATO-s lidhej me faktin që kanë paguar më pak për mbrojtjen sesa 2% i prodhimit kombëtar, mbi të cilin është rënë dakord me kohë. Sa për mbështetjen e marrëveshjes së klimës së arritur në Paris, një çështje ku ka mjaft presion prej aleatëve europianë, Trump, siç e sqaroi Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, nuk e ka ndarë mendjen akoma

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.