🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.75 ▲1.72%
ARI 4,001 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,348 ▼ -3.46% ETH $2,222 ▼ -4.12% XRP $1.2447 ▼ -3.38% SOL $96.3100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Samiti i NATO-s mbahet në Shqipëri në 2027-n/ Rama: Moment krenarie, u bë e mundur pas shumë vitesh punë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një moment krenarie vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut që samiti i ardhshëm i NATO-s do të organizohet në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se pas “viteve me shumë punë e durim të madh”, “e paimagjinueshmja bëhet e mundur”.

“Ai momenti i krenarisë kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: shihemi në Shqipëri për samitin e ardhshëm ”, shkruan Rama, i cili postimin e shoqëron me një foto miqësore me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ndërkaq, mw herwt, ishte vetw Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili njoftoi se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të organizohet në Shqipëri.

Deklarata u bë në përfundim të Samitit të NATO-s në Ankara, ku liderët e 32 vendeve anëtare diskutuan mbi sigurinë euroatlantike, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.

I pyetur nga gazetarët për vendin pritës të samitit të ardhshëm, Rutte u shpreh: “Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Ky është vendimi në Hagë, por edhe në Ankara. Kështu që do të vendosim edhe për kohën ekzakte se kur do të mbahet”.

Shqipëria u bë anëtare e plotë e NATO-s në vitin 2009, ndërsa pritet që vitin e ardhshëm, samiti të sjellë në vend liderët nga vendet anëtare të aleancës, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes globale për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.