🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,655 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.9% XRP $1.3289 ▼ -1.3% SOL $82.2200 ▼ -2.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Samsung i përgjigjet Apple me Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge (Foto)

Samsung ka zbuluar modelet e fundit të telefonave të mençur të linjës së saj të famshme Galaxy, përkatësisht modelet Galaxy S6 dhe Galaxy Edge, dhe përveç telefonave kompania jugkoreane ka zbuluar edhe një lloj të ri të ekranit të lakuar dhe teknologjinë e pagesave të projektuar për t’i zëvendësuar kartat e kreditit.

Kjo është përgjigja kryesore që Samsung ka menduar t’ia jap rivalit Apple e cila ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Samsung Galaxy S6 që vjen në formën standarde ka ekranin me diagonalen prej 5.1 inç, një gjerësi prej 6,8 mm.

Të dy modelet e reja të telefonave të mençur të Samsung do të jenë në shitje në 20 vende të ndryshme të botës prej datës 10 prill, dhe me këto modele Samsung synon të nxjerr në pah nivelet teknike të komponentave të Samsung jo vetëm për konsumatorët, por edhe për krijuesit e tjerë të telefonave të mençur sikurse Huaëei dhe Microsoft, të cilët blejnë disa nga komponentët e telefonave të tyre nga Samsung.

Por për Samsung, përveç një paraqitjeje të shkurtër të kufjeve të saj të përditësuara të realitetit virtual që lidhen me Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, theksi ishte shumë në telefonat e mençur.

Ekrani i lakuar në të dyja skajet i Galaxy S6 Edge sipas analistëve do të vënë atë larg nga mesi i modeleve të shumta të telefonave të mençur që duken të ngjashëm.

Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, që sjell ekranin që lakohet në të majtë dhe në të djathtë, janë zbuluar në ngjarjen e madhe mediale në Barcelonë, ku më shumë se 2000 ekspozues dhe më shumë se 86,000 vizitorë janë mbledhur në Kongresin Botëror Mobil.

Të dy modelet e reja të telefonave të Samsung ofrojnë specifika të avancuara dhe dizajn të ri me pamje premium.
Madhësia e ekraneve të tyre është në diagonalen prej 5.1-inç në rezolucionin 2,560 x 1,440 piksel dhe dendësi prej 577ppi, bashkë me mbrojtësin e ekranit Corning Gorilla Glass 4.

Fuqia e procesorit vjen me 64-bit octa-core Exynos me 3GB RAM dhe opsione të shumta për memorie të brendshme (32/64/128GB) si dhe portin për microSD.

Kamera kryesore e telefonit sjell 16MP me auto real-time (HDR), smart OIS dhe detektuesin IR dhe balansin për fotografi më të qëndrueshme. Më pas, në pjesën e përparme është edhe kamera me 5MP që shërben për selfie dhe video konferencë.
Të dy modelet sjellin edhe teknologjinë e re të rimbushjes së telefonit të njohur si universal ëireless charging technology që mbështet standardet WPC dhe PMA.

Galaxy S6 ofron baterinë me 2,550 mAh, ndërsa Galaxy S6 Edge sjell baterinë me 2,600 mAh. Gjithashtu këto modele të telefonave sjellin edhe Android 5.0 Lollipop, si sistemin e tyre operativ në të cilin bazohen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.