☁️
Tiranë 9°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.02 ▼0.21%
ARI 4,492 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,162 ▼ -2.81% ETH $2,064 ▼ -3.79% XRP $1.3888 ▼ -3.34% SOL $86.6000 ▼ -3.49%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.02 ▼0.21 % ARI 4,492 ▼1.8 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.02 ▼0.21 % ARI 4,492 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sanksionet prekin TAP? Shqetësimi për përplasjet ruso-amerikane

Ekspertët europianë paralajmërojnë se sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë mund të rrezikojnë projekte të rëndësishme gazi në kontinentin e vjetër.

Ato mund të vënë në pikëpyetje korridorin jugor të gazit, që supozohet të furnizojë Gjeorgjinë, Turqinë, Shqiperine, Malin e Zi dhe Kroacinë me gaz nga Azerbajxhani.

Por duke qenë se në projekt merr pjesë edhe Lukoil-i rus, shkruan “Total Croatia News”, sanksionet mund të bllokojnë të gjithë inciativën.

Ekonomia e Kroacisë, vend anëtar i Bashkimit Europian e ka ndjerë tashmë peshën e masave të marra kundër Rusisë dhe të dhënat e viteve të fundit tregojnë se rritja e eksporteve do të ishte ndjeshëm më e shpejtë pa sanksione.

Burime në Bruksel thonë se këtë herë, Bashkimi Europian do të bëhet tërthorazi viktimë e sanksioneve të Uashingtonit dhe po përpiqet ta bindë administratën amerikane të heqë dorë nga shtrirja e tyre.

“Ne shpresojmë në gjetjen e një zgjidhjeje e cila të mos i përkeqësojë marrëdhëniet SHBA-Rusi, që është dhe një prej objektivave të lidershipit europian”, citon portali të thonë disa diplomatë kroatë.

“Të gjithë janë të shqetësuar dhe ne besojmë se nuk do të ketë nevojë për hapa drastike në mbrojtjen e interesave europiane”, shtojnë më tej ata.

Në Bruksel duket se po diskutohet dhe mundësia e nisjes së një procesi gjyqësor kundër Shteteve të Bashkuara nëse vlerësohet se ekonomia europiane do të vuajë pasoja të mëtejshme nga sanksionet amerikane kundër Moskës.

Projektet që njihen së bashku si korridori i gazit përbëhen nga gazsjellësi ekzistues i Kaukazit jugor, që do të zgjerohet me një linjë paralele përmes Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, TANAP, që transporton gaz nga fusha e Shah Denizit përmes Turqisë dhe TAP-i, që do të përshkojë Greqinë e veriut, Shqipërinë, detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë jugore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.