Kronika

Sarandë, asgjësohen mbi 3 mijë bimë kanabis; aksion i bluve edhe në Shkodër

Policia e Sarandës ka asgjësuar rreth 3.450 rrënjë bimësh narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas një njoftimi për shtyp, bimët narkotike u gjetën të mbjella midis fshatrave Bistricë-Muzinë, pranë vendit të quajtur “Kostanja”, të kultivuara në një sipërfaqe të gjërë toke pa pronar.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.

Ndërkohë, në veri të vendit, forcat e policisë së Shkodrës kanë asgjësuar 425 bimë narkotike të mbjella në fshatin Vilë të Vaut të Dejës.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se, operacioni është kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative dhe gjatë tij është arrestuar edhe poseduesi i bimëve.

Ai është shtetasi Ndue Marku, 53 vjeç, nga fshati Vilë. Bimët ishin kultivuar në 3 parcela dhe janë asgjësuar edhe në këtë rast përmes zjarrit.

Në banesën e shtetasit Marku është gjetur edhe një armë automatike model 56, gjë që ka bërë që krahas akuzës për narkotikë, ndaj tij të ngrihet edhe ajo për armëmbajtje pa leje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button