Schultz: Apel opozitës shqiptare të kthehet në parlament, konfirmohet vizita zyrtare në Tiranë
Konfirmohet vizita në Tiranë e Presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schutz. Në një konferëncë të përbashkët në Bruksel mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit i Parlamentit Europian, Martin Schutz, është konfirmuar vizita e këtij të fundit në kryeqytetin shqiptar.
Rama në konferencë iu referua cështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe theksoi se “sa i përket Shqipërisë jam i bindur që do të jetë një shembull në të gjitha drejtimet që iu kërkoni duke filluar nga zbatimi i ligjit dhe procesin e modernizimit. Do të besoj gjithmonë që procesi i europianizimit është proces modernizimi’. Ai shtoi se “duhet të intensifikojmë marrëdheniet me Parlamentin Europian për qëllime të ndryshme, deri tani kemi marrë ndihmë të konsiderueshme”.
Schultz tha se “duhet të mbajmë sa më pranë fqinjët tanë, në mënyrë që Shqipëria të hyjë në BE dhe të plotësojë sa më shpejt kapitujt përkatës.
Schultz iu përgjigj pyetjes së gazetares sa i përket situaës politike në Shqipëri, duke thene se “apeli im është që deputetët duhet të punojnë në parlament sepse për këtë zgjidhen. E kemi diskutuar edhe më parë që parlamentarët zgjdhen për të shkuar në parlament edhe nëse nuk janë dakort me procedurat, ka njerëz që vijnë në parlament edhe pse nuk janë dakort. Vendi i tyre është në parlament’.
Kryeministri Edi Rama, për këtë cështje u shpreh se “sa i përket situatës në Shqipëri dua të nënvizoj që ne po presim që opozita të kthehet në parlament, pasi i kemi përmbushur kërkesat legjitime dhe jemi të hapur ndaj cdo propozimi”.
Rama nënvizoi se “për cdo propozim do të ulemi dhe do të gjejmë zgjidhje”.