🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,644 ▼ -1.87% ETH $2,220 ▼ -1.27% XRP $1.3330 ▼ -1.75% SOL $82.5500 ▼ -2.65%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Seancë debati sot në Kuvend

Seanca e radhës e Kuvendit pritet të shoqërohet të enjten me debate të forta, pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë politikën shqiptare si pasojë e deklarimeve të deputetit Tom Doshi, që pretendon për një atentat ndaj tij, i porositur nga kryeparlamentari Ilir Meta.
Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise13-525x350-121Pas këtyre akuzave, opozita përshkallëzoi veprimin e saj, duke depozituar në parlament kërkesën për shkarkimin e kryetarit Meta, qe sipas saj, duhet të largohet nga posti i kreut të Kuvendit, për t’i hapur rrugë hetimeve.
Kjo
kërkesë e 28 deputetëve të PD-së u firmos mbrëmë nga kryeparlamentari. Kjo i hap rrugën nisjes së procedurave ligjore për shqyrtimin e saj, duke filluar me Këshillin për Legjislacionin, i cili mund të mblidhet gjatë ditës së sotme.
Sipas rregullores së Kuvendit, neni 114, pika 4, kërkesa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit shqyrtohet nga Këshilli i Legjislacionit, i cili paraqet raportin në seancë plenare. Në rast se kërkohet, Këshilli për Legjislacionin dhe Kuvendi në seancë plenare janë të detyruar të dëgjojnë kryetarin e Kuvendit.
Rendi zyrtar i seancës së sotme parashikon në fillim një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputetët e opozitës, për të dhënë shpjegime rreth qëndrimit të policisë ndaj studentëve grevistë të fakultetit të mjekësisë dhe më pas diskutimin e disa projektligjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.