☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,413 ▲0.02%
DOW 52,210 ▲0.51%
NASDAQ 24,932 ▼0.18%
NAFTA 80.74 ▼2.26%
ARI 4,051 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,589 ▼ -2.81% ETH $1,887 ▼ -4.22% XRP $1.0605 ▼ -4.53% SOL $73.4100 ▼ -4.34%
S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 80.74 ▼2.26 % ARI 4,051 ▼0.65 % S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 80.74 ▼2.26 % ARI 4,051 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Politika

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria ndërsa përfundoi vizitën dyditore në Tiranë gjatë së cilës u takua me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë.

“Lufta kundër korrupsionit mbetet e një rëndësie parësore për vendin dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e gatshme të ndihmojë për krijimin e një historiku të qëndrueshëm hetimesh proaktive, ndjekjesh penale dhe dënimesh”, tha Greminger.

Prezenca e OSBE-së vazhdon ta mbështesë qeverinë në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsionit 2015-2020.

“Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme në axhendën e saj të reformave. Reforma zgjedhore ka shënuar një fillim pozitiv falë vullnetit ndërpartiak, por ky ritëm duhet mbajtur. Rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) duhet të marrin zgjidhje përpara zgjedhjeve të ardhshme”, tha Greminger.

Në takimet e tij me zyrtarët e lartë të vendit, Greminger mirëpriti rolin konstruktiv të Shqipërisë për ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe për mbështetjen e bashkëpunimit rajonal. “Shqipëria është partnere me të drejta të plota në punën e OSBE-së në trajtimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, me të cilat ballafaqohet komuniteti ynë, përfshirë këtu krimin e organizuar dhe ekstremizmin”, tha ai.

Greminger u takua me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai pati takim edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërinë civile.

Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe qeverisë zvicerane, në lidhje me projektin e ri “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”. Projekti synon ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e qytetarëve, me qëllim që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në vend. Po ashtu, gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm zhvilloi një takim me personelin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku ky i fundit tha se do të vijojë të mbështetëse dhe partnere e fortë e institucioneve dhe e qytetarëve të Shqipërisë ndërkohë që ata ballafaqohen me sfidat e tyre madhore”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.