🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.64 ▲1.09%
ARI 4,682 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,901 ▼ -0.16% ETH $2,110 ▼ -0.01% XRP $1.3212 ▼ -0.35% SOL $80.1700 ▼ -2.11%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.64 ▲1.09 % ARI 4,682 ▼0.05 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.64 ▲1.09 % ARI 4,682 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Sekretari i Thesarit, Osborne: Britania do ta përballojë tërmetin pas “Brexit”

Ministri britanik i Financave, George Osborne nuk kishte dalë në publik që prej fitores së kampit pro largimit nga Bashkimi Europian, por në një përpjekje për të qetësuar tregjet, ai deklaroi mëngjesin e kësaj të hëne se gjasat janë që luhatjet të vazhdojnë, megjithatë siguroi se ekonomia e pestë më e madhe e botës do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë sfidave të së ardhmes.
“Ekonomia jonë është mjaftueshëm e fortë që të përballet me problemet nëpër të cilat kalon vendi sot. Do të ketë sigurisht ndërhyrje në ekonomi për shkak të vendimit që mori populli britanik. Do të duhet të kalojmë në veprim për të menaxhuar impaktin mbi financat publike, por do të jetë më e arsyeshme të presim deri sa të kemi një kryeministër të ri, e të shohim sesi do të shkojnë gjërat”, tha George Osborne, Sekretar i Thesarit.
E ardhmja e vet Osborne në këtë pozicion është vënë në pikëpyetje, pasi ministri ishte në mesin e figurave kyçe të rreshtuara në krahun e humbësve të këtij referendumi. Gjatë fushatës, ai kishte paralajmëruar rritje taksash e ulje shpenzimesh në rastin e një vote kundër qëndrimit në BE.
Tani thotë se duhet pritur zëvendësuesi i Cameronit përpara se të vendosë ndryshimin e planeve fiskale në përgjigje të ngadalësimit të pritshëm të ekonomisë. Edhe pse e njoftoi dorëheqjen e tij të premten, David Cameron nuk do të largohet nga posti deri në muajin tetor. Osborne, dikur favorit për të pasuar Cameronin në krye të ekzekutivit, shtoi se do ta qartësojë të ardhmen e tij politike gjatë ditëve në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.