🌦️
Tiranë 23°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,758 ▲1.4%
DOW 52,044 ▲0.7%
NASDAQ 27,061 ▲2.03%
NAFTA 91.48 ▼4.79%
ARI 4,383 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,976 ▲ +5.82% ETH $2,751 ▲ +4.31% XRP $1.4949 ▲ +6.3% SOL $117.5800 ▲ +7.06%
S&P 500 7,758 ▲1.4 % DOW 52,044 ▲0.7 % NASDAQ 27,061 ▲2.03 % NAFTA 91.48 ▼4.79 % ARI 4,383 ▼0.95 % S&P 500 7,758 ▲1.4 % DOW 52,044 ▲0.7 % NASDAQ 27,061 ▲2.03 % NAFTA 91.48 ▼4.79 % ARI 4,383 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Sekuestrimi i 300 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Arrestohen 4 persona në Maqedoninë e Veriut

I pandehuri Nazif Ajroski është akuzuar për faktin e tentativës për të trafikuar nga Porti i Durrësit për në Itali të sasisë prej 324 kilogram e 400 gram lëndë narkotike të llojit kokainë, të paketuar në 300 (treqind) pako të mbështjella me natriban, lëndë narkotike e cila ishte vendosur në një hapësirës së përshtatur mbi serbatorin e një kamioni me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili drejtohej nga i pandehuri (kokainë e sekuestruar në datën 18.06.2021).

Pas dërgimit për gjykim të të pandehurit Nazif Ajroski, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdoi hetimet në një procedim penal të ndarë, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas një hetimi të përbashkët disamujor dhe kryerjes së shumë veprimeve hetimore, në datën 03.04.2023 autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut arrestuan katër shtetas si të dyshuar për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Nazif Ajroski në tentativën për të trafikuar përmes Portit të Durrësit të sasisë prej 324 kg e 400 gram kokainë, e sekuestruar në datën 18.06.2021.

Falenderojmë Prokurorinë Themelore Publike të Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.