Politika

Selami, akuza Bashës: Partnerët ndërkombëtarë nuk kanë besim tek ai, na dolën kundër

Kandidati për kryetar i PD-së, Eduard Selami në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë deklaroi se PD ka emergjencë rikthimin e besimit tek ndërkombëtarët, duke theksuar se me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë.

“Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë, por dhe me gjerë. Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mënyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona”, tha Selami.

Selami i kërkoi ndjesë për braktisjen e padrejtë që iu është bërë shtresave si ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve dhe premtoi se do ndjekë një politikë krejt ndryshe për rikthimin e tyre.

“Do t’i kërkojmë ndjesë e do t’i rikthehemi shtresave të persekutura, të përndjekurve politikë. Jemi shkëputur prej tyre, edhe ish-pronarëve, po kështu dhe rininë. E shikojmë shumë pak rininë! Pse? Sepse nuk arrimë t’i japim shpresë. Më thonë që rinia nuk është ajo e viteve 90’. Jo nuk ka ndryshuar aspak, por ne nuk mund ta tërheqim rininë vetëm me traditën krenare të luftës kundër komunizmit! Ti rininë mund ta tërheqësh sot me një nivel konkurrues dhe bashkëkohor, mund t’i ofrosh një të ardhme më të mirë këtu, t’i ofrosh mundësinë ta bëjmë Shqipërinë sëbashku, t’i ngushtosh distancën me perëndimin”, tha Selami.

Në takim me demokratët e veriut, Selami tha se Basha përfaqëson një model të dështuar.

“Kur u ktheva nga Amerika ne vitin 2013, kam qënë shume afër vendosjes së kandidaturës për kryetar partie. Por u takova me zotin Basha, dhe i thashë kush ishte ambicia ime, pikërisht ta ktheja PD, në parti bashkohore, të ktheja demokracinë. Pa mbaruar unë, zoti Basha, vazhdonte fjalinë time. Dhe me të vërtetë e kam falenderuar. Thashë sa mirë një i ri i edukuar jashtë, vjen për të kontribuar. Thashë hajde ta bëjmë sëbashku dhe tërhoqa kandidaturën, sepse mendoja që kandidatura e Bashës është më e mirë në atë kohë, por gjerat rrodhën ndryshe”, tha Selami.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button