Politika

Selami me 1.6 milionë USD, Frroku shtëpi banimi 522 mijë euro

Makinat luksoze të parlamentarëve të rinj dhe të vjetër publikohen nga ILDKPKI

ARTEMISA HOXHA

Eduard Selami, Mark Frroku, si dhe shumë deputetë të tjerë të Parlamentit të Shqipërisë, kryesisht të rinj, deklarojnë shuma marramendëse lekësh nga të ardhurat e tyre, shpenzimet për apartamente pa fund apo dhe makina të shtrenjta luksoze.

Në deklarimet periodike për vitin 2013, këta janë ndër deputetët më të pasur të Kuvendit. Shifra më e lartë e deklaruar nga të gjithë deputetët për të ardhurat është pikërisht ajo e Frrokut, 1.4 milionë euro e përfituar nga shitja e aksioneve në një kompani lotoje. Gjithashtu, për vitin 2012, Frroku ka dhënë hua 650 mijë euro, e ndërkohë që të ardhurat për këtë vit vetëm nga dy kompanitë llogariten 1.4 milionë euro. Ndërsa 532 mijë euro, kreu i Partisë Kristan Demokrate i ka shpenzuar për një apartament, i cili është në proces legalizimi. Vetëm makina e markës BMW e Frrokut kushton, sipas deklarimit të tij, 89 mijë euro. Deputeti i PD-së, Eduard Selami, i cili për një kohë të gjatë ka jetuar në SHBA, deklaron shifra tejet të larta, qoftë për blerje shtëpie banimi apo dhe kursimet e të cilit kapin shifrën e 1.6 milionë dollarëve amerikanë. Apartamentet e Selamit e tejkalojnë shifrën e 100 mijë dollarëve, ndërsa makina e tij, sipas deklarimit të pasurisë, kushton 45 mijë dollarë. Selami ka dhe një kredi prej 170 mijë dollarësh të marrë gjatë vitit të kaluar. Prona, ndërtesa, apartamente dhe aksione të shumta listohen edhe në deklarimin e pasurisë së deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Për vitin 2012, Kokëdhima ka deklaruar se ka në pronësi troje, ndërtesa, apartamente apo dhe aksione të shumta. Katër troje me sipërfaqe të konsiderueshme i ka në qytetin Fierit, ku po në këtë qytet ka deklaruar se ka dy ndërtesa për bizneset ndryshme. Ai ka të deklaruara edhe pesë apartamente, kryesisht në qytetin e Fierit dhe të Tiranës. Për 2012-n, Kokëdhima ka qenë aksionere në rreth 20 kompani të ndryshme, kryesisht të ndërtuara prej tij. Ai ka deklaruar se është kreditor në 10 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Gjithashtu është debitor në katër shoqëri aksionesh. Edhe bashkëshortja e Kokëdhimës, përveç deklarimeve të disa rrogave si e punësuar në kompanitë e tyre, deklaron se ka një automjet me vlerën 43 680 euro. Për deklaratën e 2013-s, Kokëdhima ka deklaruar shitjen e aksioneve në tri shoqëri, të cilat kalojnë shifrën e 600 milionë lekëve. Në deklarimin e tij vihet re edhe pakësim kredie në shoqëri aksionere e ndërsa ka deklaruar edhe gjendjen e llogarisë bankare rreth 1 miliard lekë të vjetra. Modeste paraqiten të ardhurat e kreut të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, ku vetë ai deklaron se gjendje kesh ka vetëm 10 milionë lekë të vjetra. Deputeti i PD-së, Arben Ristani, në deklarimin e tij të pasurisë, rendit se ka disa hua të dhëna me shifra të konsiderueshme disa mijëra euro. Gjashtë apartamente dhe katër lokale janë deklaruar nga deputeti i LSI-së, Bujar Derveni, përveç trojeve në Durrës. Ai ka dhënë edhe një hua prej 278 mijë eurosh. I ati i deputetes së PS-së, Esmeralda Shkjau, rezulton se ka dy apartamente me vlerë 104 mijë euro të paregjistruara, po ashtu dhe një dyqan 130 mijë euro të paregjistruar. Deputeti i PD-së, Kozma Dashi, ka deklaruar edhe ky një shifër mbi 200 mijë euro për blerje apartamenti. Shifra të larta për blerje apartamentesh ka deklaruar edhe deputeti Arben Ndoka, i cili, përveç 130 mijë eurove për apartament, ka deklaruar dhe blerjen e një skafi 20.4 mijë euro.

ed selami berisha

Një nga deputetët me shifra të mëdha të deklaruara për blerje apartamentesh është dhe Gjovalin Kadeli, i cili gjatë dy viteve të kaluara ka blerë apartamente me shifrat 102 750 euro, si dhe 108 000 euro. Deputeti i PD-së, Bedri Mihaj, ka deklaruar se gjatë këtyre dy viteve ka dhënë në hua me shifrën mbi 200 mijë euro. Si deputetët me makina më të shtrenjta, përveç Frrokut, radhiten edhe Halim Kosova, makina e të cilit ka kushtuar mbi 63 mijë euro. Ilir Xhakolli rezulton se ka një makinë 28 mijë euro. Gentian Bejko ka deklaruar se ka blerë një makinë 26 mijë euro. Rreth 20 mijë euro ka kushtuar edhe makina e deputetit Armando Prenga. Makina e Vexhi Muçmatës ka kushtuar 45 mijë euro, ndërsa makina e deputetes Evis Kushi ka kushtuar 14 500 euro. Për sa u përket kredive, pothuajse të gjithë deputetët kanë nga minimumi një kredi, por edhe shumë llogari rrjedhëse apo depozita bankare.

 

Mark Frroku (PKD):

Deklarimi për 2012-n

Apartament në Shëngjin: 2 451 196 lekë

Dyqan në Tiranë: 130 000 euro

Dyqan në Vlorë: 5 734 314 lekë

Dyqan në Vlorë: 4 143 636 lekë

Apartament në Shëngjin: 3 460 512 lekë

Shtëpi në proces legalizimi: 532 000 euro

Makinë BMW: 89 000 euro

Automjet Benz: 1 000 000 lekë

Automjet Audi: 22 300 euro

Lekë të dhëna hua: 650 mijë euro

Të ardhura nga “Xhoi Lloto”: 800 000 euro

Të ardhura nga shoqëria AML: 500 000 euro

Deklarata për 2013-n

Dyqan: 100 000 euro

Shitje aksionesh: 1 400 000 euro

Eduard Selami (PD):

2012

Shtëpi banimi: 252 000 USD

Shtëpi banimi Chantyilly CT: 156 000 USD

Shtëpi banimi: 2 000 USD

Biznes në USA 100 000 USD

Biznes USA: 250 000 USD

Makinë Lexus: 40 000 USD

Rroga nga punësimi në SHBA: 1 610 700 USD

Shtëpi banimi me qira në SHBA: 122 500

Pasuri e paluajtshme SHBA: 273 800 USD

Rritje e biznesit në SHBA: 459 000 USD

Rritja e pasurisë në Shqipëri: 130 000 USD

Llogari bankare: 45 000 USD

Llogari bankare: 31 990 USD

Kredi për shtëpi: 170 000 USD

Arben Ndoka (PS):

Apartament: 72 560 euro

Apartament: 130 640 euro

Kredi në UB: 78 000 euro

Truall në Lezhë: 60 000 euro

Skaf: 20 400 euro

Vexhi Muçmata (PS):

Deklarata për 2012-n

Makinë: 45 100 euro

Të ardhura: 75 625 euro

Arben Ristani (PD):

2012

Depozitë bankare: 90 000 euro

Depozitë: 50 000 euro

Hua: 60 000 euro

2013

Hua: 50 000 euro

Hua: 60 000 euro

Luan Rama (LSI)

Për 2012-n ka dhënë hua 100 mijë euro

Shitje apartamenti: 95 000 euro

Për 2013-n deklaron se ka një detyrim të pashlyer prej 87 mijë eurosh

Mesila Doda (PD) për 2012-n kredi 88 585 euro

Aqif Rakipi (PS)

2012

Automjet tip Mercedes-Benz 45 220 euro

Automjet Audi 3: 26 000 euro

Depozitë me afat (të ardhura nga puna në emigracion) 210 000 euro

Gjovalin Kadeli (LSI):

2012

Blerje apartamenti (3): 108 000 euro

Blerje apartamenti: 102 750 euro

Kredi: 70 000 euro

Të ardhura nga qiratë: 93 600 euro

Armando Prenga (PS):

2012

Automjet Audi Q7: 19 500 euro

Bujar Derveni (LSI)

Disponon gjashtë apartamente dhe katër lokale.

Llogari rrjedhëse: 59 968 USD

Huadhënie: 278 000 euro

Gjendje kesh: 80 000 euro

Dashamir Kamberi (PS):

I ka marrë hua të birit: 11 107 000 lekë

Hua të birit: 12 666 000 lekë

Kredi bankare: 5 milionë

I biri: llogari rrjedhëse 113 026 euro

Erjon Braçe (PS):

2012

Hua 5 milionë

Kursime për 2013-n: 17 200 euro

Esmeralda Shkjau (PS):

2012

Autoveturë: 4 750 euro

Kursime nga bursa: 30 000 euro

I ati: dy apartamente: 104 000 euro të paregjistruar

Dyqan: 130 000 euro

Evis Kushi (PS):

2012

Apartament banimi: 37 700 euro

Autoveturë: 14 500 euro

Gentjan Bejko:

Apartament 60 970 euro

Autoveturë: 26 000 euro

Ilir Xhakolli (PS):

Autoveturë 28 000 euro

Jorida Tabaku (PD):

Kredi: 130 mijë euro, këstet e kredisë janë mbuluar nga prindërit

Kozma Dashi (PD):

2012

Apartament banimi: 226 525 euro

Liljana Elmazi (PD)

165 milionë lekë të vjetra depozitë bankare

Godinë për tregtim karburanti: 200 000 USD bashkëshorti

Autoveturë: 16 500 euro

2013

Makinë 16 000 euro

Luan Duzha (LSI):

2012

Hua: 90 000 euro

Gramoz Ruçi (PS):

2012

Të ardhurat nga rroga si deputet: 2 956 856 lekë

Ledian Ruçi: 22 000 euro nga qiraja

2013

Gjendje leku kesh: 1 milion lekë

I biri kredi 75 000 euro pa shlyer

Bashkëshortja: Apartament 20 000 euro

Gjendje kesh: 3 milionë lekë + 5 mijë euro

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button