Selena Gomez, “e ngopur” me Justin Bieber
Selena Gomez është vlerësuar si vajza më e famshme në Amerikë nga revista “W”, por ajo tregon se ky titull nuk është aq domethënës për të kur ende e konsiderojnë si ish e dashura e Justin Bieber.
Për këngëtaren 23-vjeçare, thashethemet rreth jetës së saj personale për ndarjen me Justin Bieber, nuk kanë pasur asnjëherë rëndësi.
“Për mua ishte shumë normale, isha 18-vjeç, kisha të dashur, dukeshim shumë mirë bashkë dhe na pëlqente. Më pas u lëndova dhe sigurisht që e përjetova, por njerëzit nuk ia kishin idenë e asaj që po ndodhte pasi kudo përflitej se isha mbyllur në vetvete dhe se s’dija ku të shkoja”, ka thënë këngëtarja.
Fansat e Gomez dhe Bieber nuk duhet të kenë asnjë shpresë që dyshja mund të ribashkohet pasi Gomez është shprehur se është “e ngopur dhe e lodhur” nga marrëdhënia me Bieber.
“Sinqerisht i kam dhënë fund. Uroj që të jetë sa më mirë, por me të e kam të pamundur të lidhem përsëri”.