Kosova

Seminar Mbarëkombetar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë

Në qytetin e Pejës, në Kosovë, do të nisë sot seminari XI Mbarëkombetar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë.

Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në hapjen e punimeve.

Në këtë seminar trajnues profesional, do të marrin pjesë rreth 140 mësues shqiptarë që punojnë me fëmijët në diasporë. Seminari do të vazhdojë deri në 30 korrik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button