☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.50 ▼5.42%
ARI 4,546 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,732 ▲ +0.96% ETH $2,136 ▲ +0.88% XRP $1.3703 ▲ +0.83% SOL $86.1100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Bota

Senati amerikan miraton një ligj për t’u përballur me kërcënimin teknologjik nga Kina

Nevoja për një linjë të ashpër në marrëdhëniet me Kinën është një nga pikat e pakta me mbështetje dypartiake në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të përçarë thellësisht, i cili kontrollohet me një epërsi të vogël nga demokratët e Presidentit Joe Biden.

Masa autorizon rreth 190 miliardë dollarë fonde për të forcuar teknologjinë dhe hulumtimet amerikane, dhe do të miratojë shpenzime të veçanta prej 54 miliardë dollarësh për të rritur prodhimin dhe hulumtimet e kompanive amerikane në fushën e prodhimit të gjysmëpërçuesve dhe pajisjeve të telekomunikacionit, duke përfshirë 2 miliardë dollarë për çipe të përdorur nga prodhuesit e automjeteve. Industria e prodhimit të makinave është ndeshur me mungesa masive të çipave dhe ka bërë shkurtime të konsiderueshme të prodhimit.

Projekt-ligji duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe më pas do të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për të marrë nënshkrimin e Presidentit Biden. Nuk është e qartë se si do të duket legjislacioni që do të merret për shqyrtim nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, një nga bashkë-autorët e ligjit, paralajmëroi për pasojat e tmerrshme të mos financimit të hulumtimeve për të mbajtur hapin me Kinën.

“Nëse nuk bëjmë asgjë, ditët tona si superfuqi domiuese mund të mbarojnë. Ne nuk duam t’i lëmë ato ditë të mbarojnë nën vëzhgimin tonë. Nuk kemi ndërmend të shohim që Amerika të bëhet një vend mesatar në këtë shekull”, tha senatori Schumer.

Senatori Todd Young, një nga bashkë-autorët republikan të ligjit, tha se ai “nuk ka të bëjë vetëm me mposhtjen e Partisë Komuniste Kineze, por edhe me përdorimin e sfidës së tyre për t’u bërë një version më i mirë i vetes sonë përmes investimeve në novacione”.

Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo tha se fondet mund të rezultojnë në hapjen e 7 deri në 10 impianteve të reja të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Shtetet e Bashkuara.

General Motors Co (GM.N) tha se legjislacioni “përfaqëson një hap të rëndësishëm për të adresuar mungesën e gjysmëpërçuesve që vazhdon të ndikojë në prodhimin e makinave në Shtetet e Bashkuara.”

Disa kritikë e kanë krahasuar përpjekjen e Senatit me atë të zhvillimit të teknologjisë së lartë industriale të Kinës, të quajtur “Prodhuar në Kinë 2025”, e cila zemëroi për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara.

Projekt-ligji gjithashtu kërkon t’i kundërvihet rritjes së ndikimit global të Pekinit përmes diplomacisë, duke punuar me aleatët dhe duke rritur angazhimin e Shteteve të Bashkuara në organizatat ndërkombëtare pas axhendës “Amerika e Para” të ish-Presidentit Republikan Donald Trump.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.