🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,102 ▼ -0.17% ETH $2,246 ▲ +0.07% XRP $1.1721 ▼ -2.33% SOL $90.0400 ▼ -0.4%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Senati amerikan vendos për ambasadorin e ri në Shqipëri, Eric Wendt një hap larg konfirmimit

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar këtë të enjte, 4 qershor, me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë.

Mbledhja ishte me dyer të mbyllura ndërsa rezultati i votimit u bë zyrtar më vonë në webin e komitetit. Fjalën e fundit tashmë do ta thotë senati amerikan. Emërimi i Wendt u mbështet nga shumica e anëtarëve të komisionit, përfshirë senatorë nga të dyja partitë kryesore në SHBA.

Nëse konfirmohet nga senati Wendt do të marrë drejtimin e Ambasadës amerikane pas një periudhë të gjatë që pas largimit të ish ambasadores Yuri Kim. Kandidatura e tij ka rëndësi për ti çuar më tej marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, veçanërisht në fushat e sigurisë, investimeve amerikane si dhe bashkëpunimit euroatlantik në kuadër edhe të samitit të ardhshëm të NATO-s në vendin tonë.


Kandidatura e tij u diskutua fillimisht më 20 maj në Uashington, gjatë seancës dëgjimore para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, ku ai paraqiti prioritetet e mandatit të tij të mundshëm në Shqipëri.

Në dëshminë e tij, Wendt u pyet për çështje që lidhen me luftën kundër korrupsionit, rolin e SPAK-ut, investimet amerikane në vend dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Seanca e radhës do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ku anëtarët e komitetit diskutojnë dhe votojnë për kandidaturat përpara se ato të kalojnë në seancë plenare të Senatit.

Eric Wendt është një emër i njohur në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai ka mbajtur gradën e gjeneralit me tre yje në ushtrinë amerikane dhe ka drejtuar operacionet speciale të SHBA-ve dhe NATO-s në Europë. Gjithashtu, ai ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet shqiptare të sigurisë në kuadër të NATO-s dhe misioneve ndërkombëtare në Afganistan.

Nëse konfirmohet si ambasador në Tiranë, Wendt ka deklaruar se do të fokusohet te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i partneritetit ushtarak mes dy vendeve, mbështetja për sigurinë kibernetike dhe nxitja e investimeve amerikane në Shqipëri.

Ai ka shprehur gjithashtu mbështetje për punën e SPAK-ut, duke theksuar rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit të një klime të ndershme konkurruese për investitorët e huaj.

Në rast se kandidatura e tij miratohet nga komiteti, emri i Eric Wendt do t’i kalojë Senatit amerikan për votimin final, duke e afruar atë edhe më shumë me postin e ambasadorit të ri të SHBA-ve në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.