☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,618 ▼ -1.73% ETH $2,216 ▼ -1.36% XRP $1.3308 ▼ -1.26% SOL $82.2600 ▼ -2.86%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Serbët thonë se e kanë identitetin e djalit që ngriti dronin

Mediet serbe deklarojnë se tashmë dihet identiteti i shqiptarit i cili ngriti flamurin me simbole shqiptare në stadiumin e Beogradit.

flamuri

Shqiptari nga Italia, Ismail Morinaj 32 vjeç, më 14 tetor, nga kupola e Kishës së Shenjtë “Archangel Gabriel”, lëshoi një dron me flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëri e madhe”, i cili fluturoi më pas në stadiumin “Partizani”.

Morinaj, që është marrë me alpinizëm, ka hyrë në Serbi më 11 tetor, me një makinë me targa italiane, dhe ka qëndruar në një hotel afër stadiumit “Partizani”, duke përdorur kartën italiane të identitetit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Morinaj u largua nga Serbia, por policia e lokalizoi dhe kërkoi ndihmën e Interpolit për kapjen e tij. “Kufir” thotë se është lëshuar një urdhër-arrest për 32-vjeçarin, madje është kërkuar edhe ndihma e Interpolit.

Media thotë se ka dëshmi që Morinaj dhe vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, njihen me njëri-tjetrin, dhe se ata së bashku kanë planifikuar detajet për futjen në stadium të dronit, në mënyrë që të provokonin trazira në lojë. Sipas saj, Olsi Rama, i cili ka pasur komandën e dronit të Morinajt, ka marrë kontrollin e tij, përmes një programi të instaluar në Iphone.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.