Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,620 ▼0.48%
DOW 52,421 ▼0.29%
NASDAQ 26,186 ▼0.56%
NAFTA 103.48 ▲2.06%
ARI 4,323 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,888 ▼ -1.17% ETH $2,472 ▼ -1.93% XRP $1.3917 ▲ +0.33% SOL $100.3600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 103.48 ▲2.06 % ARI 4,323 ▼0.67 % S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 103.48 ▲2.06 % ARI 4,323 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Boterori

Seri përmbysjesh, Interi i papërmbajtshëm, mposht me 5 gola Udinezen pas disavantazhit 0-2

Interi mund të përkufizohet fare mirë ‘mjeshtër’ i përmbysjeve në rezultat.

Skuadra zikaltër e realizoi sërish një gjë të tillë në këtë sezon dhe përsëri në San Siro, këtë radhë duke mposhtur Udinesen me rezultatin 5-3.

Skuadrat argëtuan tifozët në pjesën e parë të ndeshjes teksa shënuan 4 gola. Ishte Udinese ajo që e nisi në mënyrën më perfekte teksa që në minutën e 9 arriti të shënojë me Abankëah duke marrë avantazhin në 1-0 duke i shtangur të gjithë në San Siro.

Por 7 minuta më vonë Udinese befasoi sërish teksa shënoi golin e dytë me Ekkelenkamp duke e çuar rezultatin në 2-0. Por nëse ka një skuadër që reagon në mënyrën më perfekte ndaj situatave të tilla, ajo është Interi dhe në fakt zikaltrit e treguan menjëherë teksa në minutën e 26 shkurtuan diferencën në 2-1 me Carlos Augusto, ndërsa në të 35 Nicolo Barella shënoi golin që barazoi shifrat në 2-2 me të cilat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Interi u hodh në sulm në kërkim të përmbysjes së rezultatit dhe ia arriti qëllimit në minutën e 57 kur shënoi me Marcus Thuram duke e çuar ndeshjen në 3-2 në favorin e tij. Në minutën e 66 Inter shënon tjetër gol, këtë radhë me Pio Esposito për të çuar rezultatin në 4-2. Pjesa e dytë ishte e gjitha nën dominimin e Interit që në minutën e 79 gjeti edhe golin e pestë me Bony.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Gueye shënoi për Udinesen që e çoi në 5-3 rezultatin duke e bërë më pak të hidhur humbjen. Pas kësaj ndeshjeje Interi shkon në kuotën e 12 pikëve të plota dhe i bashkohet Romës kryesuese, ndërsa Udinese mbetet me 4 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.