Seria: Ngjarjet e vërteta, që janë huazuar nga seriali i famshëm “Games of the Thrones”
Stinët e gjata në serial, reflektojnë modelet e çuditshme të motit gjatë Periudhës së Ngrohtë Mesjetare, dhe Epokës së Vogël Akullnajore, që ndikuan shumë botën e njohur gjatë Mesjetës.
Edhe pse gjeografikisht pasqyrojnë botën tonë, me Uesterosin që ngjan dukshëm me Ishullin Britanik, moti në “Game of Thrones” duket të jetë në pamje të parë thjesht fantastike. Në vend tëviteve tona, të përbëra nga 4 stinë të barabarta, bota e Martinit gëzon një cikël të dukshëm të ndryshëm sezonal.
Ndërsa zonat më veriore të botës janë më të ftohta se sa ato në jug, duke reflektuar modelet tona të motit, në vend se të zgjasin në kohë përafërsisht të qëndrueshme, bota në serial ka stinë me gjatësi të ndryshme. Në fillim të shfaqjes, bota është duke shijuar një verë 9-vjeçare, e cila ështënë fundin e saj.
Përderisa ka shumë spekulime, ky model ciklik nuk është i natyrshëm, por një mbetje e qëndrueshme e Natës së Gjatë që pretendohet se ka ndodhur 8 mijë vjet para ngjarjeve të filmit, modelet e motit në “Game of Thrones”, pavarësisht nga elementet e tyre fantastike, pasqyrojnëçuditërisht ato të Evropës mesjetare.
Duke zgjatur midis viteve 950–1250 të Erës Sonë, Periudha e Ngrohtë Mesjetare, kishte temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në epokën moderne. Pas asaj “vere të gjatë”, bota u zhyt në Epokën e Vogël Akullnajore. Ajo zgjati përafërsisht gjatë viteve 1300– 1850, temperaturat ranë ndjeshëm dhe bota hyri në një “dimër të gjatë”.
Huazimi ndoshta më i qartë nga historia, Lufta e Pesë Mbretërve, është një riprodhim fantazioz i Luftës së Trandafilave në Angli
Një përbërës thelbësor i narrativës së filmit midis episodeve të fundit të sezonit të parë dhe të fundit të sezonit të katërt, dhe me pasojat e konfliktit që rezonon gjatë gjithë sezoneve pasuese, Lufta e Pesë Mbretërve është një luftë civile e zgjatur në Shtatë Mbretëritë e Uesteros.
E shkaktuar nga vdekja e Mbretit Robert I, lufta zhvillohet midis 3 luftëtarëve që synojnë Fronin e Hekurt – Xhefri Barateon, Stanis Baratheon dhe Renli Barateon – si dhe përfshinë dy lëvizjet përpavarësi të udhëhequra nga Rob Stark, Mbreti i Veriut, dhe Balon Grejxhio, Mbreti i Ishujve të Hekurt.
Megjithëse e kondensuar vetëm në një periudhë 5-vjeçare nga Martin, Lufta e Pesë Mbretërve,është frymëzuar dukshëm nga Luftërat e Trëndafilave më Angli. Një konflikt i gjatë brezash, që zgjati 32 vite, nga viti 1455 deri më 1487–ën, degët rivale të Shtëpisë Mbretërore të Plantagjëntëve, Dhoma e Lankasterit dhe Shtëpisë së Jorkëve, morën pjesë në një luftë të përgjakshme për fronin.
Në përfundim, ashtu si tek “Game of Thrones”, me vdekjen e të gjithë linjës mbretërore mashkullore, froni i kaloi përfundimisht një të afërmi të largët, Henri Tudor. Përfshirja e nënave që sundojnë në emër të djalit të tyre, pretendënët e fronit që rriten në mërgim në territore tëlargëta, dhe një familje e pasur jo–mbretërore që vepron si fuqia e vërtetë pas fronit, paralelet janë të shumta.
Një frymëzim tjetër nga Epoka Romake, “Muri” është një version i ekzagjeruar fantazioziMurit të vërtetë të Hadrianit, i ndërtuar në Britaninë Romake
Një fortesë e madhe, që shtrihet për 300 milje përgjatë kufirit verior të Shtatë Mbretërive të Uesteros, Muri ndan mbretërinë jugore nga tokat përtej saj. I ndërtua me një lloj akulli të fortë nën drejtimin e Bran Ndërtuesit, duke përdorur mjete të panjohura, por që supozohet se përfshijnë edhe magjinë, pengesa 700 metra e lartë besohet të jetë ndërtuar rreth 8 mijë vjet para ngjarjeve në film.
I harruar nga shumica, synimi origjinal i murit ishte të mbronte mbretëritë e njerëzve nga Shëtitësit e Bardhë, por Lufta e Pesë Mbretërve u la në hije nga roli i fortifikimit në ndalimin e pushtimit nga banorët indigjentë nga përtej murit: të egrit. Megjithëse nuk është ndërtuar prej akulli apo të jetë700 metra i lartë, Muri ka shumë ngjashmëri me Murin e Hadrianit.
I ndërtuar në provincën romake të Britanisë, me ndërtimet që nisën në vitin 122 të Erës Sonë, gjatë sundimit të perandorit me të njëjtin emër, Muri i Hadrianit përfshin gjerësinë e Anglisë veriore midis lumit Tajn dhe Soluje Fërth.
Duke mos qenë e vetmja strukturë gjigante mbrojtëse, Muri Antonin, i ndërtuar 20 vjet pas murit tjetër më të famshëm, shënoi kufijtë më veriorë të Britanisë Romake. Duke kaluar 63 milje nëpër Rripin Qendror të Skocisë, muri prej 3 metrash i lartë, u braktis më pak se një dekadë pas përfundimit të tij.